E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha nga Përmeti: Rama s’ka bilanc, përdor fjalor halabakësh me lopatë në dorë, hap gropa e shan opozitën
Politikë

Berisha nga Përmeti: Rama s’ka bilanc, përdor fjalor halabakësh me lopatë në dorë, hap gropa e shan opozitën

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim në Përmet ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, ka deklaruar se 14 maji është një ditë jetike për të ardhmen e vendit.

Ai u shpreh se kandidatët e PS, shumica emra të cilët rikandidojnë, janë persona që kanë vjedhur dhe kanë abuzuar me tendera.

Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama në fushatën e tij vetëm shan opozitën me fjalor banal dhe nuk bën bilancin e punëve të bëra.

“Në të gjithë Shqipërinë nuk kam gjetur një kryebashkiak të PS që nuk ka dorë, kanë përvetësuar tendera, kanë abuzuar dhe kanë vendosur të fundin qytetarin dhe interesat e tij.

Pllakat e sheshit Skënderbej në verë vlon xhezvja e kafes, e kanë bërë tmerr sheshin për të kaluar.

Ka kushtuar më shumë se investimet në një vit në gjithë zonat rurale. 2.3 mld euro.

Janë vjedhur të paktën 70 përqind e vlerës.

14 maji është një ditë vendimtare e jetike për Shqipërinë e shqiptarët.

Nuk është çështja vetëm tek zgjedhja e qeveritarëve vendore, po ka të bëjë me fatet e vendit.

Në fushatë del me një lopatë, hap ndonjë gropë, shan opozitën nga fillimi në fund, atë edukatë ka, përdor një fjalor banal që vetëm një halabak ia lejon vetes sa përdorë, e nuk bën asnjë bilanc. Nuk tregon asgjë që mund të bëjë.

Thjeshtë prezanton një grup njerëzish që kanë vjedhur si ai”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.