E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha nga Puka, nis takimin me 1 minutë heshtje për shuarjen e Papa Franceskut: Humbëm një kolos të mendimit dhe besimit
Lajme

Berisha nga Puka, nis takimin me 1 minutë heshtje për shuarjen e Papa Franceskut: Humbëm një kolos të mendimit dhe besimit

Drjtuesi politik i Qarkut Shkodër Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar nga PD ASHM në Pukë tha se është kënaqësi që jemi sot bashkë këtu. Ai ka akzuar kreun e qeverisë Rama për gjendjen e rendë të varfërisë që nbizotëron në Pukë dhe Fushë – Arrës. 

Boçi:Të vish drejt Pukës është sikur po shkon drejt parajsës, ku zoti i ka treguar bujarinë e madhe me pyje pa fund, me ujë dhe gjithçka të bukur që mund të këtë një vend.

Dhe të vish këtu e kupton rëndësinë e këtyre vendeve si kryqëzim rrugësh. Dhe të vish këtu të duket vetja se po ulesh në një sofër të madhe njerëzore ku zoti dhe miku respektohen më së pari. Ku burrëria, besa dhe trimëria shkëlqejnë me praninë e tyre. Dhe është absurde ta mendosh se ne vijmë këtu në këtë vend ku ka kaq shumë varfëri. Ky vend që ka njerëz punëtorë dhe me talente të jashtëzakonshëm që japin 7 për qind të GDP të vendit tonë, të jetë kaq në mënyrë dramatike i braktisur.

Dhe të dashur miq ka vetëm një shpjegim dhe ky shpjegim është ky kryeministër është ky krye bandit siç e ka cilësuar ish zëvendësi i tij Ahmetaj. Është ky kreu i organizatës siç e ka cilësuar Artan Hoxha, ai gazetari qe dikur i rrinte në krah dhe e ka ndihmuar të vijë në pushtet. Është kjo qeverisje aleanca e së keqes, aleanca e qelbësirave….

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Papa Franceskut, ndërsa ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të Atit të Shenjtë, në takimin elektoral në Pukë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Krishterimi dhe njerëzimi, me vdekjen e Papa Franceskut, humbën një kolos.

‘Krishterimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur sot një kolos të mendimit, të besimit tek Zoti, por edhe të dashurisë dhe respektit për njeriun. I përjetshëm kujtimi i shenjtërisë së tij, Papa Françeskut’, u shpreh kryedemokrati.

Qytetarë dhe qytetare të Pukës.

Vëllezër dhe motra.

Zonja dhe zotërinj.

Një përshëndetje të përzemërt dhe vëllazërore për të gjithë ju që jeni në këtë shesh.

Për të gjithë banorët e këtij qyteti dhe këtij rrethi.

Për të gjithë banorët e qarkut të Shkodrës kudo që janë sot.

Një përshëndetje të përzemërt kam këtu për udhëheqësin politik të qarkut të Shkodrës, zotin Luçiano Boçi.

Kandidatët tanë për deputetë në Pukë dhe në këtë qark, të cilët janë sot krenari kombëtare.

Një përshëndetje për drejtuesit e PD dhe në veçanti për dy kryetarët e dy bashkive demokratike të Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Miq, para se të fillojmë këtë takim elektoral, u ftoj të nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit, një mik të shquar të kombit shqiptar, Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.

Krishterimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur sot një kolos të mendimit, të besimit tek Zoti, por edhe të dashurisë dhe respektit për njeriun.

I përjetshëm kujtimi i shenjtërisë së tij, Papa Françeskut!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.