Berisha nga SPAK lexon pjesë nga dosja: Pini i thotë Suel Çelës se dosjen do e kalonin në OFL
Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur vetëm pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ashtu si çdo herë tjetër, Berisha ka zgjedhur të lexojë një pjesë sipas tij nga dosja “Toyota Yaris” duke u ndalur edhe tek ministri Taulant Balla.
Sali Berisha: Taulant Bego Yaris, është një personazh unik. Është edhe hajdut xhepash, nuk ngurron t’u kërkojë mbushmani kartën e telefonit. Ky është njeriu që përfaqëson Edi Ramën në Tiranë.
Janar 2021, Sueli është në diskutim me Pini D787Bo në lidhje me një çështje kundër tij të nisur nga OFL. Dosja ndodhet në SPAK.
Pini thotë se: Do ta kthej dosjen nga SPAK në OFL. E shihni si bëhen pazaret, e pastaj më thoni mua pse them organizatë kriminale. I bëjnë dosjet top futbolli nga SPAK tek OFL.
Në fund thuhet: Tao është plotësisht i vetëdijshëm për këtë. Dmth do ta bëjë se s’ka ku të shkojë. Kjo ishte sot për Taon dhe redaktorin.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar pas daljes nga SPAK se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj “është mbushur me çimka në të gjitha anët”, duke iu referuar përgjimit të tij në qeli.
Sipas tij, ministri Ulsi Manja ka shkuar natën “si mik” tek Veliaj, por në të njëjtën kohë ka urdhëruar vendosjen e pajisjeve të përgjimit në ambientet e tij.
Berisha pretendon se Veliaj është përgjuar kudo, madje edhe në telefon fiks, në shtrat dhe tavolinë.
“Atë e kishin mbushur me çimka në të gjitha anët,” tha ai, duke akuzuar qeverinë për tejkalim të kufijve ligjorë në përdorimin e përgjimeve.
“Njeri më të pabesë, më të zi në shpirt, më të pakarakter se ai nuk ka. Ulsi Manja ka shkuar natën si mik duke iu lëpirë Erion Velisë dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. Ai është pjesë e këtij kurthi. Nëse donin të vendosnin çimka nuk duhet të merrnin ministra, por të merrnin lejen e gjykatës. Ata edhe në biruca kanë disa garanci. Mos të bëj unë avokatin e Erion Veliajt, mos të zë vendin e Maks Haxhisë.
Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks. Edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë. Atë e kishin mbushur me çimka në të gjitha anët. Çdo i burgosur megjithatë ka të drejtat e tij. Përdorimi i kurtheve, t’i çosh Uluziun dhe të kryesh këto veprime, kalon çdo përmasë”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



