E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha nxjerr VIDEO-n e policëve me shefin: Po plaçkisin qytetarët me gjoba
Publik News

Berisha nxjerr VIDEO-n e policëve me shefin: Po plaçkisin qytetarët me gjoba

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në TikTok një video ku dallohen dy policë të Bashkisë së Tiranës të cilëve u kërkohet nga shefi i tyre të vendosin sa më shumë gjoba parkimi për qytetarët në rrugët e kryeqytetit.

‘Gjoba, gjoba, gjoba! Të dashur miq, kësaj i thonë të bësh kërdinë duke plaçkitur qytetarët me gjoba!’, shkruan Berisha në Facebook.

Diskutimi i policëve me shefin:

Shefi: Të tha gjë Beni më parë? I keni vendos gjoba të gjithëve?

Polici: Po.

Shefi: Të gjithëve?

Polici: Po

Shefi: I dua të gjitha gjobat që keni vendosur në atë zonë. Po të tjerët pse jo?

Polici: Nuk ka pasur shkelje. I kanë vendosur brenda që të gjithë.

Shefi: Si brenda? Te … keni vendos gjobë, nuk është pronë private.

Polici: Është pronë private plus…

Shefi: Po te subjekti… keni vendos gjoba ju?

Polici: Jo s’kemi vendos

Shefi: Po të bëj pyetje. Dëgjo, kam mar të gjitha pamjet filmike në zonë.

Polici: Shumë bukur

Shefi: Unë i kam filmimet krejt. Edhe të subjekteve…Pyetje konkrete, nëse keni vendos gjoba do mar deklarimet direkt…

Polici: Të jap unë përgjigje. Të gjithë kanë zbatuar urdhrin. Po

Shefi: Keni hart ju?

Polici: Po kam hartë…

Shefi: Ma jep hartën këtu…

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.