E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha paralajmërim të fortë Ramës: Je i humbur 100% në këtë betejë, largohu ose do pësosh një fund të tmerrshëm
Politikë

Berisha paralajmërim të fortë Ramës: Je i humbur 100% në këtë betejë, largohu ose do pësosh një fund të tmerrshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste televizive në emisionin “Pressing” në T7 ka folur në lidhje me situatën aktuale politike në vend si dhe për hapat e ardhshme të opozitës.

Teksa theksoi se zgjedhjet lokale nuk do të zhvillohen më 30 qershor, Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të largohet para se të ketë një fund të tmerrshëm.

Sipas ish-kryeministrit, Rama nuk ka mbështetjen e popullit dhe se është 100% i humbur në “betejën” me opozitën.

A do të ketë zgjedhje?

“Shqipëria është në një situatë shumë kritike. Kosova ka arritje të mëdha, dhe një prej tyre është procesi zgjedhor i pranuar në tërësi. Rama është njeriu më i rrezikshëm për votat. Në PS kurrë nuk votohet, që kur ka ardhur ky. Unë e dija që ky nuk bën zgjedhje2, deklaroi Berisha.

A ishte gabim marrëveshja e 2017?

“Që të merrje një vendim për të dalë nga zgjedhjet pa e provuar që ky nuk bën zgjedhje, nuk mund të kishte. Duhet ta pësosh që të mësosh. Prandaj e mbështea marrëveshjen. Basha i njohu zgjedhjet dhe shkuam në parlament.

Çfarë ndodhi?

Dolën dosjet. Filluan fushata dhe dita e zgjedhjeve dhe ministra e deputetë gjithë ditën në telefon me banda. Me Avdylajt që bënin të heshtnin çdo bandë në Durrës, me Bajrat, me Ndokët etj. Rama e transferoi prokurorin e dosjeve në Pogradec. Është vetë i regjistruar duke folur për zgjedhjet. Direkt vetë, Tani thotë ato nuk janë prova. Ai ose do të largohet ose do të ketë një përballje të madhe përmasat e të cilës nuk mund ti them. Rama është i humbur në këtë betejë, 100%. Po të kthjellohet një të dhjetën ai ikën sa më parë që mos pësojë një fund të tmerrshëm. Ikën nëpër tunele e nuk rri në zyrë. Kjo nuk është zgjidhje. Edhe atje do e kapin”, u shpreh Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.