Berisha paralajmëron: Gazment Bardhi do të ketë fatin e Salianji!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e radhës mbajtur nga arresti në shtëpi, ndër të tjera paralajmëroi se kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi rrezikon të ketë të njëjtin fat si Ervin Salianji.
“Qytetarë dhe qytetare, dua t’u informoj sonte se vëllazëria Rama dhe vëllazëria Xhafaj e festuan me shampanjë burgosjen e Ervin Salianjit.
Por jo vetëm kaq, ua them ju këtu, e festuan me betim njëlloj si padrinot në shpellat e mafies se për tre muaj, të njëjtin fat do ketë edhe Gazment Bardhi.
Sepse Gaz Bardhi, siç jeni ju në dijeni, e riktheu në skenë Olsin e Xibrakës, këtë kriminel trafikant, të pangopur, të cilin Edi Rama e përdor për punët e tij më të pista.
Edhe ne jemi sonte këtu, do jemi në ora 18:00 me datën 7 tetor me betim solemn, se vëllazërinë Xhafaj dhe vëllazërinë Rama dhe çdo vëllazëri tjetër, me forcën e ligjit, me gërshërët e ligjit do t’i çojmë atje ku e meritojnë.
Ka vetëm një rrugë për ne, betejë, betejë dhe vetëm betejë.
Cilido që mendon se krimi nuk duhet të vendosë për fatin e tij, se krimi nuk duhet të vendosë për vullnetin e tij, se krimi dhe droga nuk duhet të vendosin për të ardhmen e tij, duhet të bashkohet me ne ditën e hënë sepse në Shqipëri, krimi, droga, mafia janë vendimmarrësit absolutë kryesorë.
Por jo vetëm kaq, ua them ju këtu, e festuan me betim njëlloj si padrinot në shpellat e mafies se për tre muaj, të njëjtin fat do ketë edhe Gazment Bardhi”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



