E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha paralajmëron “lumë” protestash në çdo seancë plenare
Lajme

Berisha paralajmëron “lumë” protestash në çdo seancë plenare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për të protestuar para parlamentit, sa herë që do të mbahen seanca plenare.

Në një takim me kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë, Berisha iu drejtua qytetarëve të Tiranës të mblidhen para parlamentit në çdo seancë, për t’i dalë zot votës së tyre.

“Zgjedhësit e Tiranës dhe Shqipërisë do të vijnë të protestojnë. Pse do të protestojnë? Do të protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve, që kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndaj dhe qytetarët e Tiranës, demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjmë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë. Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues.
Aty shkelmohet çdo seancë kushtetuta e vendit. Aty shkelmohen në çdo seancë të drejtat e 620 mijë shqiptarëve që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Atëherë, duhet tu dalim zot. Atëherë duhet tu dalim zot”
, u shpreh ai ndër të tjera

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.