E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha paralajmëron protesta: Do jenë të qëndrueshme dhe ….
Politikë

Berisha paralajmëron protesta: Do jenë të qëndrueshme dhe ….

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të ketë protesta të qëndrueshme kundër qeverisë. I pyetur nga gazetarët se çfarë rruge i ka mbetur tjetër për të rrëzuar qeverinë, ai tha se ajo që nuk ka bërë janë protestat e qëndrueshme.

PD tha Berisha, do të analizojë të gjitha mangësitë e saj, por theksoi se kanë bindjen e plotë se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira.

Pyetje: Në fakt keni provuar protestat, denoncimet kundër qeverisë Rama, çfarë ju ka ngelur pa bërë që mund tju japë shpresë që ju të jeni alternativë në zgjedhjet e 2025?

Berisha: Në fakt ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Atë mund të më kritikojnë shqiptarët pse nuk e ke bërë dhe ajo do bëhet, protesta e qëndrueshme. Këta 500 mijë idealiste që duruan format e presioneve këta janë luftëtarë të vërtetë të rikthimit të votës së lirë. PD do analizojë me përgjegjësi të plotë të gjitha mangësitë dhe problematikat e saj për të përsosur punën, por PD do qëndrojë në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve me bindjen e thellë se me Ramën nuk ka votim të lirë. Këto janë me faza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.