E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha paralajmëron protesta: Të ngrihemi përballë kësaj qeverie
Lajme

Berisha paralajmëron protesta: Të ngrihemi përballë kësaj qeverie

“Po përgatitemi për beteja me këtë regjim”

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Elbasani u kërkoi sot të rinjve të ngrihen në protestë. Ai tha se drejtuesit demokratë duhet ta dinë që duhet të ngrihen dhe nuk mund ta lënë këtë qeveri që të sillet në këtë mënyrë.


Ai tha se bordet janë ngritur nga qeveria për të justifikuar rritjen e çmimeve duke theksuar se ato mbrojnë interesat e kryeministrit të vendit, Edi Rama. 

“PD mbajti qëndrime vetëvrasëse në vitet e shkuara. Çfarë jemi ne? Ne jemi ata që jemi tetë vite. Nga ne kërkohet që të mos jemi më ata që ishim tetë vite. PD ka sot një armik shumë të fortë te vetja e vet. Duhet të dalë nga apatia. U rithemeluam. Është gjë shumë e madhe.

Vetë drejtuesit demokratë duhet ta dinë që duhet të ngrihen dhe nuk mund të lënë këtë qeveri që të sillet në këtë mënyrë për të justifikuar rritjen e çmimeve. Bordet mbrojnë interesat e Edi Ramës. Të rinjtë duhet të jenë në ballë të kësaj përpjekje. Kam besim që edhe në betejat ë do të vijnë do të vazhdojnë të jenë në ballë”, u shpreh Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.