E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha për gazetën greke: Rama është drejtor i narkoshtetit
Lajme

Berisha për gazetën greke: Rama është drejtor i narkoshtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha një intervistë në gazetën greke “Manifesto”. Në këtë intervistë, të publikuar sot nga media greke, Berisha u ndal te disa tema, e kryesisht te plani i tij për emigrantët shqiptarë, marrëveshjen e detit dhe qeverisjen e Ramës.

“Shqipëria duhet fillimisht të shpërbëjë diktaturën narkotike të saj. Shqipëria nuk duhet të eksportojë kriminalitet te fqinjët dhe në Europë. Nëse nuk e bën këtë, Shqipëria nuk ka mundësi të përmirësojë imazhin e saj. Tolerancë zero ndaj krimit të organizuar! Shteti i së drejtës, zbatimi i ligjit do të jetë prioriteti ynë kryesor dhe sigurisht, sapo Shqipëria të arrijë të shpëtojë nga diktatura e drogës dhe të bëhet një shtet i së drejtës, reputacioni i saj do të ndryshojë shpejt dhe ne do të jemi një vend vërtet i respektuar. Shqipëria nuk duhet të bëhet kurrë një qendër e trafikut dhe drogës. Shteti nuk duhet të jetë partner me organizatat kriminale, siç ndodh sot në Shqipëri”, – theksoi Berisha.

“Të tre liderët e partive kryesore të opozitës janë në ndalim apo në procedurë gjyqësore. Nëse keni kohë, ejani në Shqipëri, do të gjeni zhvillime kaq të pabesueshme dhe të paimagjinueshme me Edi Ramën dhe qeverinë e tij, që janë një organizatë e vërtetë kriminale. Absolutisht! Edi Rama drejton shtetin e parë dhe të vetëm narkotikat në Europë”, – tha Berisha.

I pyetur se pse kërkon të fitojë në zgjedhjet e ardhshme shqiptare, referuar edhe moshës së tij, Berisha tha:

“Beteja vazhdon. Kam privilegjin e madh të kem luftuar kundër dy diktaturave në jetën time. Ndihem plot energji dhe motivim. Dhe vazhdoj”, – tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.