E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha për kamerat e vendosur nga grupet kriminale: Mafia shtetërore kërcënim madhor!
Lajme

Berisha për kamerat e vendosur nga grupet kriminale: Mafia shtetërore kërcënim madhor!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kamerat e vendosur nga grupet kriminale nuk janë vetëm në Shkodër, por në gjithë Shqipërinë. Në një deklaratë ai tha se kudo në Shqipëri bandat kriminale monitorojnë vendin, duke u shprehur se mafia qeveritare është një kërcënim për vendin.

Teksa tha se Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë ne ekspertuar të krimit, Sali Berisha ashtu shpalli publikisht alternativen e opozites, “zero tolerancë ndaj krimit të organizuar”.

Krimi ka balozët e tij, në qeveri të përfaqësuar nga Rama, në parlament të përfaqësuara nga Balla e Gjiknuri.  Pra krimi në Shqipëri vendos në rrugë, parlament, qeveri, gjykata, në polici dhe kudo.

Të vendosur tërësisht në cdo metër katror nën kontrollin e syrit të Ciklopit. Kamerat e vendosura nga organizatat kriminale, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me segmentet e tyre në polici dhe segmente të tjera.

Vendosja e Shkodrës në një sistem kamera të specializuara nga organizatat kriminale është dëshmia me flagrante e gjithë fuqisë së mafies në këtë vend. Mendoni ju se është vetëm Shkodra, absolutisht jo. Është i gjithë territori.

Shkoni në Vlore, nga Levani ju kapin kamerat. Nisuni në Elbasan, nga Iba jeni të filmuar. Shkoni në Korçë, nga Qafë e Plloçës. Kudo, syri i ciklopit ndjek shqiptaret dhe policia bën ose bashkëpunëtorin  ose të paditurin.

Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë ne emër të PD, mafien shtetërore si një kërcënim madhor për shqiptarët, për Ballkanin për Evropën.

Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë ne ekspertuar të krimit dhe pastaj vërsulen kur të tjerët denoncojnë krimin.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe shpall publikisht para shqiptarëve se zero tolerancë ndaj krimit të organizuar do të jetë alternativa e PD dhe e opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.