E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha përgjigjet  nëse pas vendimin për ta shpallur non grata qëndron George Soros
Publik News

Berisha përgjigjet nëse pas vendimin për ta shpallur non grata qëndron George Soros

Në reagimin e parë pasi u shpall non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-kryeministri Sali Berisha përmendi midis rreshtave edhe George Soros, duke theksuar se kishte qenë i pari që kishte kundërshtuar projektin e ndarjes së kufijve midis Kosovës dhe Serbisë dhe se për këtë ishte kërcënuar.

Në konferencën për shtyp, Berisha u pyet nëse pas vendimin të Departamentit të Shtetit qëndronte Soros, duke nënvizon se nuk e thoshte dot këtë, por shtoi se ishte bërë një lobim i fuqishëm për ndarjen e kufijve.

“Nuk e them që është George Soros, them ku ka qenë Sali Berisha këto 8 vite. Kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve. E dija që kam përpara qindra milion të gjithë qeveritarët e rajonit, kryeministrin e Shqipërisë, Presidentin e Serbisë, Presidentin e Kosovës. Ishte bërë një lobim aq i fuqishëm. Interesi i kombit tim ishte të thoja atë që mendoja. Përveç kësaj, kam qëndruar më shumë se kushdo tjetër në këtë vend kundër krimit e drogës.

Kam qëndruar jo pa qëllim, por për t’i nxjerrë njerëzve frikën. Nuk i shqiptonin dot emrat e tyre. E kam bërë me qëllim. S’jam as prokuror, as gjykatës, as hetues. Kam përdorur mjetet e mia për të denoncuar bandat ku janë ku s’janë me radhë, e kam bërë këtë. Kam sulmuar haptazi George Soros, krye spektulant të planetit. E kam bërë në valët e VOA-s, armik i demokracisë shqiptare. Dhe për probleme të tjera. Unë këto vite, kam pasur objektiva, jam me objektiva. Prandaj në letër i kam thënë, unë këto kam bërë. Jam krenar për këto që kam bërë.

Hamendje mund të dalin, por besoj se hapi më i rëndësishëm është ti drejtohem Gjykatës, dhe Gjykata të nxjerrë të vërtetën në shesh se cili ka qenë Berisha gjatë gjithë jetës së tij politike, Cila është e shoqja e Berishës, 73 vjeçe sot që vijon punën me autizmin, cilët janë fëmijët e tij. E para është çështje dinjiteti. Pastaj qëllimet, secili ka të vetat.

Është sekretari që ka firmosur dhe njoftuar. Është ai që përdori autoritetin e tij për të më dëmtuar mua. Për të cënuar. Unë s’do doja kurrë të isha, por ai e bëri këtë. Nëse do ta bëjë këtë, s’kam asnjë kundërshtim. Meqë s’shkoj dot në SHBA, në Gjykatë, po shkoj në Francë”- tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha të enjten i pyetur nga gazetarët për rolin e ish-ambasadorit amerikan Donald Lu në përfundimet e DASH, deklaroi se nuk ka dijeni.

Berisha në konferencë

“Para dinjiteti nuk vë asnjë tjetër. Nuk i druhem askujt. Do rivendos dinjitetin tim. Ata që hedhin akuza për Gërdecin janë një grup kundërshtar. Mirë nuk është që të manipulojë. Kështu që në këtë kontekst, nuk shoh ndonjë gjë të veçantë. Beteja ime ka lidhje vetëm me dinjitetin njerëzor. Nuk kam unë asnjë problem tjetër.

Por është e parevokueshme. Kam pasur shumë komunikime por nuk kam kërkuar ndihmën e askujt. Unë vendosa t’i drejtohem gjykatës. Mendova se kjo ishte zgjedhja më e mirë.

Solidaritet më të madh se nga dje deri sot nuk mbaj mend të kem pasur ndonjëherë nga PD dhe shumë të tjerë. Nuk kam dijeni se kush e ka iniciuar. Ato janë procedura të një qeverie që funksionon mbi bazën e procedurës së vet”, u shpreh Berisha.

Për qëndrimin e Lulzim Bashës, Berisha tha se “unë mendoj se PD një qëndrim do shprehte. Dhe ai shprehu qëndrimin e PD. Unë jam pjesë e asaj partie”. Kurse për Presidentin Ilir Meta që nuk ka reaguar pas vendimit të DASH, Sali Berisha deklaroi se “mendoj se është fare normale, s’ka asnjë lloj shkaku pse të prononcohet”.

I pyetur si e komenton një bashkëqeverisje mes PS dhe PD, ish-Kryeministri e konsideroi fatalitet një gjë të tillë nëse do të ndodhë.

“Se cilat janë fantazitë apo projektet e të tjerëve unë nuk e di. Unë shpreha këtë konsideratë dhe u informova ju për hapin. Përsa i përket një bashkëqeverisje, do ishte fatalitet për Shqipërinë dhe nuk i shërben. Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira e të ndershme, jo bashkëqeverisje”.

Pyetjes nëse vendimi i DASH që e shpalli “non grata” u dha në këtë moment për ta larguar nga politika, Sali Berisha tha se kushdo mund të ketë qëllime të caktuara.

“Shumë variante mund të dalin. Por besoj se hapi më i rëndësishëm është t’i drejtohem gjykatës dhe gjykata të nxjerrë të vërtetën në shesh se cili ka qenë Sali Berisha gjatë jetës së tij politike. Unë e kam këtë çështje dinjiteti, pastaj se çfarë qëllimesh, secili ka të drejtë të ketë qëllimet e veta”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.