“Berisha po përdor demokratët” / Basha: Trekëndëshi i Bermudës do që të përçajë PD
Lulzim Basha është i bindur se më 11 dhjetor nuk ka Kuvend të Partisë Demokratike, por një miting të thirrur nga Sali Berisha.
Ai tha se në “Air Albania” nuk është Kuvendi i PD-së, por Kuvendi i hajnisë.
“Nuk ka Kuvend më datë 11. Ka një tubim të thirrur nga Berisha, me siguri mund të ketë demokratë që janë të manipuluar nga Sali Berisha. Duan të përçajnë PD. Është Edi Rama, trekëndëshi i Bermudës që do të përçajë PD”, tha Basha.
Sipas Bashës, Edi Rama nuk do të ketë atë përballë, por Sali Berishën.
“Sepse armiku i armikut tim është miku im. Edi Rama e di që me një Sali Berishë ‘non grata’ në SHBA është i sigurtë në karrigen e tij. E dinë fare mirë që pas Sali Berishës radhën e kanë të tjerët”, tha Basha gjatë një interviste për Opinion.
Basha tha se Kuvendi i PD është më 18 dhjetor dhe në atë Kuvend ftoi edhe Berishën.
“Më 11 dhjetor është përpjekja e fundit e tubit të oksigjenit të Edi Ramës. Më 18 dhjetor është Kuvendi Kombëtar i PD”, tha ai.
Basha akuzoi Berishën se po tërheq zvarrë demokratët për të mbrojtur interesat e tij personale.
“Lulzim Basha nuk është njeri konfliktuar, është njeri i arsyes. Nuk ka konflikt brenda PD. Ka luftë të një njeriu që do t’i mbivendoset çdo demokrati. Është dëshira e një njeriu për të tërhequr zvarrë të gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët pasi është shpallur non grata nga SHBA”, u shpreh ai.
Lulzim Basha e quajti “Kuvendi i Hajnisë” Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor dhe akuzoi Edi Ramën se po e mbështet ish-Kryeministrin së bashku me Ilir Metën.
11 dhjetori është një turp për Shqipërinë, që duke përdorur dhe duke shkrirë bashkë interesat e Trekëndëshit të Bermudës, oligarkëve dhe krimit të organizuar kërkon t’i kundërvihet SHBA. Kot e ka Edi Rama që e mbështet (Sali Berishën), se dihet që hedh gurin e fsheh dorën. Krimi, oligarkët dhe trekëndëshi i Bermudës, Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta nuk do t’ja dalin. E kanë të kotë”, tha Basha.
“Kuvend i Hajnisë” / Basha akuzon: Berisha po mbështetet nga Rama-Meta, oligarkët dhe krimi i organizuar
Kreu i PD-së foli gjatë një interviste të dhënë për Opinion. Sipas Bashës, Edi Rama nuk do të ketë atë përballë, por Sali Berishën.
“Sepse armiku i armikut tim është miku im. Edi Rama e di që me një Sali Berishë ‘non grata’ në SHBA është i sigurtë në karrigen e tij. E dinë fare mirë që pas Sali Berishës radhën e kanë të tjerët”, tha Basha gjatë një interviste për Opinion.
Basha tha se Kuvendi i PD është më 18 dhjetor dhe në atë Kuvend ftoi edhe Berishën.
“Më 11 dhjetor është përpjekja e fundit e tubit të oksigjenit të Edi Ramës. Më 18 dhjetor është Kuvendi Kombëtar i PD”, tha ai.
Basha akuzoi Berishën se po tërheq zvarrë demokratët për të mbrojtur interesat e tij personale.
“Lulzim Basha nuk është njeri konfliktuar, është njeri i arsyes. Nuk ka konflikt brenda PD. Ka luftë të një njeriu që do t’i mbivendoset çdo demokrati. Është dëshira e një njeriu për të tërhequr zvarrë të gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët pasi është shpallur non grata nga SHBA”, u shpreh ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



