E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha poston denoncimin: Ja krimi elektoral që po bën “Gjeneral Hashashi”
Publik News

Berisha poston denoncimin: Ja krimi elektoral që po bën “Gjeneral Hashashi”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim të ‘qytetarit dixhital’, ku sipas tij familja nga Elbasanit është transferuar padijeninë e tyre me vendbanimin e Gjendjes Civile në njësinë administrative Vaqarr në Tiranë.

Berisha shkruan se ky është një krim i shëmtuar elektoral, ku nuk nguron ta quaj ministrin Sandër Lleshin si “Gjeneral Hashashi”.

 

Në mesazhin e botuar nga ish-kryeministri theksohet se familja ka shkuar për të marrë një shërim pranë Bashkisë së Elbasanit, por i është komunikuar që janë transferuar në Vaqarr dhe atje duhet të merrnin atë që kërkonin.

“Nga Elbasani te transferuar ne gjendje civile ne Vaqar!

Ky është nje krim i shëmtuar elektoral i Edvin Hajdut dhe Gjeneral Hashashit.  sb

Miredita zoti Berisha. Keta persona jane një familje e nderuar ne Elbasan. Ata jane paraqitur pranë bashkisë Elbasan për një shërbim. Dhe përgjigja ka qene! Jeni transferuar në komunën Vaqarr.  Atje mund ta merrni këtë shërbim”, shkruhet ne mesazhin e Berishës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.