E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Pres administratën Trump për të nisur përpjekjet për zhbërjen e vendimit “non grata”
Lajme

Berisha: Pres administratën Trump për të nisur përpjekjet për zhbërjen e vendimit “non grata”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se është i vendosur të luftojë për zhbërjen e vendimit që e shpalli atë “non grata” nga SHBA, por tha se do të presë derisa administrata e Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, të marrë pushtetin.

“Siç kam theksuar, i gjithë problemi im dhe vendimi im për moslobim lidhej me ata që kryen grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Me përpjekjen antidemokratike për të kontrolluar opozitën, kontrolluar kryetarin e saj, për ta shndërruar opozitën në një vegël të Edi Ramës,” tha Berisha.

Duke iu referuar vendimit kundër tij, ai e quajti atë “një njollë të zezë për ata që e vendosën” dhe u zotua se do të ndjekë të gjitha hapat e nevojshëm për të zhbërë këtë akt.

“Tani që ata dorëzojnë pushtetin, unë pres dorëzimin e pushtetit nga ana e tyre, që unë të filloj përpjekjet e mia për të paraqitur këtë akt, që do të ngelet, në historinë e demokracisë, si një njollë e zezë për ata që e vendos,” shtoi ai.

Berisha theksoi se veprimet e tij do të filjnë pasi administrata e re e Trump të inaugurohet dhe të nisë punën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.