E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha prezanton kandidatin e tij për Lezhën: S’ka forcë në botë që na pengon të marrim pjesë në zgjedhje
Politikë

Berisha prezanton kandidatin e tij për Lezhën: S’ka forcë në botë që na pengon të marrim pjesë në zgjedhje

Ish- kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në Lezhë, ku ka prezantuar kandidatin e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit për këtë qytet.

Ai ka deklaruar se nuk ka forcë në botë që do t’i ndalojë të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa shtoi se është i vendosur që më 14 maj të firmosë ndryshimin shpëtimtar pë vendin.

“Me pjesëmarrjen e tyre i çoni mesazhe drithëruese atyre që në pallatet e krimit mendojnë se do të mposhtin opozitën shqiptare, se do vazhdojnë pushtetin ë bazuar në vjedhje, krime poshtërsi. mendojnë se mund të mbajnë Shqipërinë si çifligun e tyre dhe familjarëve e do përzënë edhe shqiptarin e fundit nga kjo tokë.
Kjo prani, kjo fushatë ka mesazhin më të fuqishëm, ne jemi këtu e do fitojmë. Sot Shqipëria po shkretohet, ka humbur në 8 vite 1/3 e popullatës së saj. Në 8 vite vetëm hapësirën e BE janë larguar 937 mijë shqiptare, 80 perqind nën 30 vjeç, kjo është politikë shkretimi, genocidi, shpopullimi.
Ata do përfundojnë në koshet e historisë. Jemi të vendosur më 14 maj të firmosim ndryshimin shpëtimtar për Shqipërinë. Nuk ka forcë në botë që na pengon të marrim pjesë në zgjedhje e t’i fitojmë”, ka deklaruar Berisha.

“Do t’i dalim Lezhës për zot”/ Pashk Gjoni zotohet përpara qytetarëve

Doktor Pashk Gjoni është prezantuar përpara qytetarëve të vendit të tij si kandidati zyrtar i Partisë Demokratike në Lezhë në zgjedhjet e 14 majit.

Ai është betuar përpara demokratëve të Lezhës së të rinjtë nuk do të largohen nga qyteti dhe se me anë të votës së tyre dhe bashkë me lezhianët ai do të marrë të ardhmen e qytetit në dorë.

“Do t’i dalim për zot Lezhës. Pas 14 majit nuk do të jetë vetëm qyteti ynë, duke biseduar me çdo banorë për të ardhmen e këtij qyteti. Kam besim te vota e lezhianëve. Ne mund t’ja dalim dhe do t’ja dalim. Jam me ju dhe për ju për të marrë të ardhmen në dorë. Sot lezha është në rrezik, ju bëj thirrje që të bashkoheni dhe ta ndërtojme të ardhmen e këtij vendi”, tha ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.