E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Prodhuam 2 miliardë kilovat orë më shumë
Publik News

Berisha: Prodhuam 2 miliardë kilovat orë më shumë

Rama po vjedh energjinë

Në takimin me banorët e Vaut të Dejës, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Edi Ramës se po vjedh energjinë elektrike, ndërkohë që nga ana tjetër rrit çmimin.

Berisha theksoi se vitin e kaluar ne prodhuam energji sa për të eksportuar 2 miliardë kilovat, pra më shumë seç konsumojmë por që Rama e ka shitur me 40 euro Megavatin.

Berisha: Vitin e kaluar ne prodhuam energji sa për të eksportuar 2 miliardë kilovat orë. Prodhuam 9 miliardë. Çfarë përfituan qytetarët, rritjen e çmimit. Bizneset përfituan rritjen absurde të çmimit të energjisë. Bëri gati fashën 800Kë, për të ndëshkuar krejt popullatën. Po pse, sepse vjedhin dhe vetëm vjedhin.

Në ç’mënyrë. Në kohën kur energjinë duhet ta ruajnë në kaskadë, ata e hapin kaskadën dhe shesin. E shesin tek agjentët tregtarë shqiptarë. Ia shesin me çmim qesharak, 40 euro Megavatin dhe ky e shet në bursë me 130-200 euro dhe paratë i ndan me qeveritarët. Pra kush e paguan faturën, qytetarët.

200 mln euro është fatura e papaguar e energjisë elektrike nga institucionet e këtij shteti. Paratë ju i keni dhënë, me taksat tuaja që paguani çdo gotë uji që pini i keni dhënë, por ata i kanë shpenzuar dhe nuk kanë paguar energjinë. Energjia që e kemi me bollëk, mbetet një mallkim dhe tani ky mashtrues, del e thotë se lufta. Nuk ka asnjë lidhje çmimi i energjisë me luftën. Ne jemi një vend që 99% të energjisë e kemi nga ujërat, që nuk ndikohet nga lufta në Ukrainë. Ne ndikohemi në mënyrë të tmerrshme nga vjedhjet që bën qeveria me energji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.