E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha publikon foto dhe jep detaje nga darka që shtroi Basha
Publik News

Berisha publikon foto dhe jep detaje nga darka që shtroi Basha

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga një darkë miqësore e shtruar nga kreu demokrat Basha, për nder të z.Elmi Berisha, kryetar i shoqatës Vatra në SHBA dhe anëtarit të kryesisë së kësaj organizate.

Berisha ka shprehur mirënjohjen për kryesinë e kësaj organizate dhe gjithë diasporën në SHBA, për rolin e tyre në mbështetjen e Shqipërisë dhe Kosovës.

Shënimi i plotë i Berishës

Album nga nje darke e shtruar nga Kryetari i PDSH Lulzim Basha per nder te z Elmi Berisha, personalitet i njohur i diaspores dhe Kryetar i Vatres, Organizates Shqiptaro – Amerikane me te vjeter ne SHBA dhe anetarit te kryesise se kesaj organizate dhe sekretarit te Keshillit te Shoqates se Biznesit te Diaspores, Naim Dedushaj.

Ne darke shfrytezova rastin per te shprehur mirenjohjen time te pakufishme per kryesine e Vatres dhe te gjithe Vatranet si dhe diasporen shqiptare ne SHBA ne teresi per rolin e tyre te pazevendesueshem qe kane luajtur me mbeshtetjen, lobimin e tyre per Shqiperine dhe Kosoven dhe Kombin shqiptar ne teresi.

Nje mirenjohje te veçante shpreha per bashkepunimin tradicional dhe ndihmen tejet te çmuar e ne çdo kohe qe Vatra i ka dhene Partise Demokratike si dhe shpreha urimin tim qe ku bashkepunim i PD me Vatren te vazhdoje panderprere. sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.