Berisha quan Lulzim Bashën ish-kryetar: PD nuk fiton zgjedhjet, s’ka lider! Shkelmoi demokratët për karrigen e tij
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nisi sot turin e tij të “foltoreve”, që sipas tij synojnë të rikthejnë dinjitetin dhe Statutin e PD-së.
Në fjalimin e mbajtur Berisha e konsideroi Bashën ish-kryetar të PD-së, i cili sipas tij duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas dy humbjeve në zgjedhje.

“Nëse Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet edhe PD nuk i fitoi zgjedhjet. Unë nuk mund të them atë që nuk është. Do jap një të dhënë. Ditën e zgjedhjeve në darkë, anketuesi që kishim pyet zgjedhësit demokratë, për kë votuat në PD. Vetëm 1/ 5 për Lulzim Bashën, 19% votuan për Bashën të tjerët për PD. E kundërta ishte në kampin tjetër. Ne erdhëm, s’mund të them që ne fituam, sepse kështu nuk fitohet pa lider. Ndodhi kjo, ishte humbja e dytë më e madhe. Çfarë bëri Zotëria? Dhe unë i thash në zyrë, unë absolutisht nuk do e kapërdija më, por kisha disa probleme të mia. Ai humbi 2 herë zgjedhjet, humbe një herë duhet të ikësh, i humbe dy herë duhet të ikësh. Çfarë bëri?
Ju tregoj të gjithë skemën e 2001, si arritëm ne në atë vit që i kisha kundërt dhe kjo ishte e vërtetë, por ne arritëm me fakte dhe dokumente të vëmë sanksione në qeverinë e Nanos. Ne si opozitë e fituam një levë tani, por e vërteta është që veçse këtu brenda treguam që na grabiti zgjedhjet me fakte dhe dokumente, por përveç kësaj, vetë ata që vendosën sanksionet u shqetësuan për zgjedhjet në Shqipëri dhe PD fitoi në 2005 zgjedhjet, në të njëjtën mënyrë që veproi Lulzim Basha për interes të karriges së tij. Duke shkelmuar miqtë e mi, që e bënë natën ditë për të fituar zgjedhjet, ai vuri përpara karrigen e tij dhe i tha atyre se keni fituar“, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se i ka kërkuar Lulzim Bashës që të jepte dorëheqjen pas zgjedhjeve të vitit 2017 ku sipas tij ai humbi zgjedhjet.
Ish-kryeministri tha se Basha nuk pranoi të jepte dorëheqjen, ndërkohë që ankohej tek miqtë e huaj se vendimet në PD i merrte Sali Berisha.
Ish-kreu i demokratëve tha se ka bërë çmos që zgjedhjet e fundit vendore të mos bojkotoheshin nga PD-ja, pasi sipas tij, Lulzim Basha donte të bllokonte rrugët e socialistëve në mënyrë që këta të fundit të mos lejoheshin të votonin.
Por Berisha tha se ka bërë çmos që kjo të mos ndodhte, pasi mund të kishte dhe viktima.
“Në zgjedhjet e 2017 I kërkova të dorëhiqej, por më tha nuk jap dorëheqjen. Ka deklaruar fshehtas tek miqtë e huaj se unë vendimet nuk i marr vetë, por i merr Berisha. Kam bërë çmos që këto zgjedhje të mos bojkotoheshin.
Donte t’ju çonte të zinit rrugët e shtëpive të socialistëve që të mos votonin. Për këtë I kam thënë derën dhe rrugën s’mund të ma zësh. Isha kundër zgjedhjeve, por jo me ti bllokosh në këtë mënyrë. I thash hajde bëjmë çadër, hyjmë në grevë urie, por jo në këtë mënyrë.
Unë I thash që kjo s’do behet se do vriten njerëzit. Të gjitha vendimet I ka marrë vetë”.
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar sot ndjesë publike demokratëve sa i takon mbështetjes së dhënë për kreun e PD-së Lulzim Basha.

Sali Berisha tha se demokratët e thjeshtë apo ata në struktura i kanë thënë se nuk e kanë dashur kurrë Lulzim Bashën, por e kanë mbështetur sepse e mbështet Sali Berisha. Ish-kryeministri, i cili tanimë nuk është më pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së tha se nuk e kishte njohur Bashën në këto përmasa.
“Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike! Nga mëngjesi në darkë takohem me demokratë, demokrate, drejtues të degëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar, demokratë të thjeshtë, papërjashtim, të gjithë më kanë thënë hapur në sy: Doktor ne atë nuk e kemi dashur, por ne atë e kemi mbështetur sepse e mbështet doktori.
Mund tu duket çudi, por unë në këto përmasa, ua them me sinqeritet absolut nuk e njihja. Unë i kisha mbyllur hesapet dhe punoja vetëm për interesa të PD-së. Në 8 vite nuk gjen me gishta e dorës nuk gjen me gishtat e dorës njerëz që unë ti kem promovuar në PD, përkundrazi ka ndodhur një spastrim i heshtur i të gjithë atyre që kishin punuar apo bashkëpunuar me mua. Unë asnjëherë nuk i thashë…Dakord do zgjedhë njerëzit e vet, do punojë me njerëzit e tij”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



