E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Rama po ndërton 620 vila me oligarkët
Publik News

Berisha: Rama po ndërton 620 vila me oligarkët

Shpërbënë Butrintin për të pushtuar Kepin e Stillës!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim për trashëgiminë kulturore e cila është në rrezik, nga shembja e Teatrit Kombëtar tek grabitja e Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria e Edi Ramës.

Sali Berisha tha se Butrintin e shpërbënë me një qëllim të vetëm, që të pushtohet kepi i Stillës. Berisha deklaroi se në këtë zonë do të dërtohen 620 vila nga kryeministri Edi Rama dhe oligarkët e tij.

“Janë 620 vila që po bëhen gati, Edi Rama me oligarkët e tij. Jam njeri që kam punuar intensivisht me Fondi shqiptaro-amerikan, dhe e kam lavdëruar për suksesin e projekteve.

Jam zhgënjyer thellësisht kur dëgjoj deklaratën e tyre se ajo është punë e qeverisë. Ajo është punë e çdo të qytetëruari. Nëse qeveria shpërbën Parkun Kombëtar për abuzivitet e korrupsion, ajo është punë e çdo qytetari të civilizuar.”-tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.