E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Rama si Enver Hoxha, fyerje antisemite ndaj izraelitëve…
Lajme

Berisha: Rama si Enver Hoxha, fyerje antisemite ndaj izraelitëve…

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Kreun e Qeverisë, Edi Rama, se ka përdorur gjuhë urrejtjeje dhe fyerje antisemite ndaj izraelitëve, duke i quajtur “çifutë”. Përmes një komenti në rrjetet sociale, Berisha shkruan se gjuha e përdorur nga Rama është tipike hoxhiste dhe është një akt tejet i rëndë dhe i papërgjegjshëm i një njeriu që ruan trashëgiminë dhe urrejtjen e etërve të tij ndaj një kombi mik, ndaj një kombi që nga urrejtja raciste përjetoi Holokaustin në Luftën e Dytë Botërore.

Komenti i ish-Kryeministrit Berisha

Edi Rama rikthehen ne parlament gjuhën e urrejtjes të Enver Hoxhës ndaj hebrenjve!

Të dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama riktheu pas dekadash në parlament gjuhën e urrejtjes së etërve të tij mizor, Enver Hoxhës dhe klikës së tij ndaj hebrenjve. Neo-bllokmeni Edivin Kristaq Rama përdori sot në parlament terminologjinë tipike hoxhiste ndaj hebrenjve. Ai, në një shpërthim urrejtje dhe përçmimi ndaj deputetëve të opozitës por edhe kombit hebre, tha në parlament se “ju jeni gati të bëheni çifute, jeni gati të bëheni eskimez, jeni gati të beheni dele e zezë e këtij vendi..”

Kjo është një fyerje antisemite tipike hoxhiste ndaj kombit hebre. Ky është një akt tejet i rëndë dhe i papërgjegjshëm i një njeriu që ruan trashëgiminë dhe urrejtjen e etërve të tij ndaj një kombi mik, ndaj një kombi që nga urrejtja raciste përjetoi Holokaustin në Luftën e Dytë Botërore. Rama, njëlloj si Enver Hoxha, me gjuhë përçmuese dhe urrejtje zgjodhi për të fyer deputetët e opozitës me krahasimin e tyre me çifutë dhe eskimez, apo dele të zeze duke besuar se me këto epitete mund ti poshtërojë ata.

Me këtë rast, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë deklaratë antisemite, i them Edi Ramës se as Hitleri dhe as Enveri apo Hitleri shqiptar nuk arriti kurrë të cënojë respektin, miqësinë e shqiptarëve ndaj hebrenjve dhe nuk mund ta cënojë askush.

Shqiptarët me qëndrimin e tyre ndaj Holokaustit firmosën faqet ndër më të ndritura në historinë e tyre por edhe të qytetërimit perëndimor!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.