E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Rama të largohet! Ka  shpenzuar 22 milionë euro për fluturime me charter
Publik News

Berisha: Rama të largohet! Ka shpenzuar 22 milionë euro për fluturime me charter

Më shumë se ç’ka shpenzuar Byroja Politike në 20 vite së bashku

Ish-kryeministri Salli Berisha deklaroi sot nga selia blu se kreu i qeverisë Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pasi është i vetmi kryeministër që ka bërë 137 fluturime me charter.

Ai foli për inceneratorët, duke theksuar se personat e akuzuar kanë nisur presionet për t’u liruar nga akuzat.

“Për largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës i cili me aktet e tij anti ligjore dhe anti kushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv që nuk njeh normë, standard moral apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, luksin e tij dhe pushtet e tij.

Ai është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe botë që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të habitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për djegësat. Sipërmarrja e djegësave Tiranë Fier dhe Elbasan është e vetmja në Eiropë me imunitet të plotë ku formalisht shpallen në kërkim menaxherë dhe administrator të kësaj ndërmarrje por faktikisht edhe pse të gjitha objekte krimi nuk konfiskohet asnjë. Ata lëvizin të lirë dhe kanë filluar presionin për t’u liruar nga akuzat.

Ata marrin çdo javë qindra mijëra euro. Drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal, po shpërbëhet. Ajo është faktuar tërësisht si SKAPI i partisë. Pasdi doli me urdhër të qeverisë, Alqi Bllako tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrje, Gugalja, Zoto dhe Mërtiri ata të cilët i kërkojnë Edi Ramës çlirimin nga akuzat. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen ët largohet menjëherë sepse është i vetmi kryeministër që ka realizuar me charter 137 udhëtime”, tha Berisha.

Nuk ka kryeministër kund që të ketë realizuar me charter as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës. 22 milionë euro udhëtime, janë një abuzim i çmendur, i çfrenuar, janë më shumë se çfarë ka shpenzuar Byroja Politike gjatë 20 viteve të marra së bashku.

Për të gjitha këto Edi Rama ka si shpjegim deporsonalizimin e tij kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 mijë euro për udhëtim. Kur u thotë shqiptarëve që Ismailin e Air Albania i është dhënë për promocion të avionit, pa ç’ka se avioni për një udhëtim për promocion shpenzon 150 mijë euro minimumi. Qeflli i madh promocionesh na del. Turpi i turpeve. Për të mbuluar këtë skandal, e detyron të flas me gjuhën e një ordineri ashtu siç i kanë thënë sikur ka traktin tretës në tru, sikur ka pjesën fundore të traktit tretës në gojë. Edi Rama është një armik i votës së lirë të shqiptarëve”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.