Berisha reagon për votimet në Këshillin Kombëtar në PD: E ka mbushur sallën me punonjës të godinës!
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson zhvillimin e Këshillit Kombëtar të PD-së, në kundërshtim me normat dhe ligjet.
Në një bashkëbisedim me mbështetës të tij nga Florida, Berisha deklaron se kryedemokrati Basha nuk ka mbledhur dot as një të tretën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për të votuar.
Sipas tij, kryetari i Partisë Demokratike, e ka mbushur sallën me individë dhe punonjës të selisë së partisë.
“Beteja që ne zhvillojmë e ka të demosdoshme bashkëpunimin me forcat konservatore, porn ë rradhë të parë, forcave konservatore në SHBA, në mënyrë që kauza jonë të triumfojë. Vështirësitë janë të jashtëzakonshme. Këtu pluralizmi politik u fut në agoni. Ne po përpiqemi të bashkëpunojmë me Partinë Republikane në SHBA. Unë jam mirënjohës, personaliteteve të shquara të kësaj partie. KOngresenit Lin Zeldin, i cili i kërkoi Blinkenit që të nxjerrë fakte për mua. Deri më sot, konkresmeni Lin Zeldin nuk ka marrë asnjë document që të faktojë akuzat ndaj meje.
Kohët e fundit, ambasadori Rixhard Grenell ka dhënë intervista ku thotë se për kohën që kam qenë drejtor në detyrë i shërbimeve inteligjenteve amerikane, nuk ka parë asnjë document për korrupsionin tim. Ne nuk përballemi vetëm me deputetin Basha që nuk respekton asnjë normë, asnjë ligj dhe parim, përkundrazi. I marrë peng, ai vepron sipas urdhrave që merr. Ai i shkarkuar komplet, thërret Këshillin Kombëtar ku nuk paraqitet as 1 e treta e anëtarëve. Mbush sallën me individ dhe punonjës të godinës. Pavarësisht këtyre, ju garantoj se ky revolucion i filluar, nuk ka të ndalur. Ky revolucion, siç çmontoi diktaturën, do çmontojë narkoshtetin shqiptar” – tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



