Berisha: Serverat e aplikacionit “Aktiv1st” janë nën monitorimin e baxhanakut të Ramës
“Biznesmenët paguajnë trefish taksë për…”
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Ramën se ia ka lënë baxhanakut të tij, serverin e aplikacionit “Aktiv1st”.

Gjatë një takimi me demokratët e degëve të Tiranës, Berisha tha se këtë e shndërroi në një krim brenda familjes.
Duke u ndalur tek afera e inceneratorëve, Berisha tha se tashmë çdo biznesmen paguan trefishin e taksës së pastrimit se sa më parë.
Berisha: Ilaçi i zgjedhjeve, shpëtimi i tyre është rrëzimi i Edi Ramës. Po ra Rama, bie gjithë kalbësira që ka pushtuar dhe helmon këtë vend. Ndaj dhe ne vazhdojmë atë betejë. Por ajo betejë duhet të zhvillohet në çdo nivel. E them dhe njëherë. Kur shoh Erion Veliajn që na vjedh ditën për drekë nga 18 euro në kundërshtim flagrant me kontratën për inceneratorin. Çdo biznesmen paguan trefishin e taksës së pastrimit se sa paguante më parë.
Këto shkojnë në kontot Rama-Veliaj. Ne i lamë të shëtisnin në këtë mënyrë. S’duhet t’i lëmë. Duhet t’i gjuajmë kudo me domate, me speca me vezë dhe duhet ta sitërisim. Ai është një turp. Mora këtë shembull. E morët vesh ju që baxhanaku i tij ka serverat e aplikacionit “Aktiv1st”. E ka shndërruar në krim familje. Është një Famu që fiton të gjitha tenderat. Serveri i aplikacionit të administratës është në ruajtje të kompanisë së tij. Pra ne duhet të përmbysim këtë rrjet kriminal mafioz dhe të votojmë të lirë. Qëllimi ynë është ky.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



