E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha sfidë Manjës: E kam përgjimin, sa e pagove Dumanin?
Lajme

Berisha sfidë Manjës: E kam përgjimin, sa e pagove Dumanin?

Gjatë seancës parlamentare, Sali Berisha iu drejtua ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke i thënë se ka regjistrimin e tij.

Berisha akuzoi Manjën se ka paguar kreun e SAPK, Altin Dumani, që të mos dalë ai regjistrim, por e paralajmëroi se “nuk ka shpresë” për të.

“Ku iku ky i Louis Vuitton? Iku ky se edhe ai ka paguar. O Ulsi edhe po ta ka shitur Dumani ty, atë e kam unë në dosje, regjistrimin tënd. Nuk ka shpresë që të dalësh”, tha Berisha, por pa bërë me dije se për çfarë regjistrimi bëhet fjalë.

Po ashtu, Berisha iu drejtua mazhorancës dhe me fjalët “Ku e ke Belindën sot, ku është Lubia? Ajo është Rama.”, duke iu referuar mungesës së zv.kryeministres në Kuvend.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.