E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha  sfidon dhe “kërcënon” online SHBA, fati i tij mund të vendoset me 9 dhjetor
Publik News

Berisha sfidon dhe “kërcënon” online SHBA, fati i tij mund të vendoset me 9 dhjetor

Që nga 19 maji, dita kur u shpall person “non-grata” nga SHBA, Sali Berisha ka shpallur një betejë kundër Departamentit Amerikan të Shtetit, duke i treguar forcën Amerikës se ai kontrollon politikën shqiptare, konkretisht partinë më të madhe të opozitës, subjektin politik që identifikohet me lëvizjen e demokracisë shqiptare, Partinë Demokratike.

Prej 7 muajsh, Berisha po kamuflon betejën e tij “politike”, duke kërkuar kokën e Lulzim Bashës dhe akuzuar për humbjen e zgjedhjeve parlamentare, por që në fakt lidhet pikërisht me aktin më të guximshëm të kryetarit aktual të PD, i cili e pezulloi (përjashtoi) nga grupi parlamentar i PD-së.

Sot Berisha zhvilloi një takim online me shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në SHBA, me komunitetin në New Jersey. Pas 27 foltoreve, Berisha u kujtua të fliste për vendimin e SHBA-së që e shpalli non-grata, atë majit të këtij viti. Ai për këtë vendim të DASH, e cilësoi si të hartuar nga George Soros, por që sipas tij, erdhi si një hakmarrje, pasi katër vite më parë i kishte kërkuar nga DASH ta shpallte manjatin e njohur si person “non-grata”. Ky ishte përbetimi i Berishës përballë atyre që brohorisnin përtej atlantikut duke e cilësuar si hero, pasi ishte qelibar nuk i rëndonte asnjë akuzë.

Por ky takim duket se e karikoi Berishën, i cili nuk ngurroi të tregonte ‘fuqinë’ e tij kërcënuese me protesta masive. “Ja sepse 11 dhjetori është rithemelimi i PD. Vështirësitë, nuk mungojnë, por nga ana tjetër ky është një revolucion paqësor dhe i pandalshëm. Mjerë ata që mendojnë t’i dalin para dhe të ndalojnë këtë përpjekje për liri të shqiptarëve. Nuk ka asgjë që mposht njerëzit që luftojnë për lirinë e tyre. Të vendosur për çdo vendim deri në fitoren e plotë të kauzës së tyre të drejtë”, tha Berisha në takimin e tij.

Ndërsa sulmet në adresë të ambasadores amerikane Yuri Kim ia la fillimisht shqiptarëve të “amerikanizuar”.

“Dy fjalë do i flas për ambasadoren tonë, të Amerikës në Tiranë. Unë nuk mund të pranoj sjelljen jo diplomatike të ambasadores Amerikane në Tiranë, zonjës Yuri Kim, e cila e ka njehsuar dhe identifikuar veten me një palë politike në Tiranë. Unë ndjehem i fyer që një amerikane, njësoj si fëmijët e mi, bijë emigrantësh të natyralizuar në këtë vend, sillet në këtë vend, sillet në Tiranë, jo si një përfaqësuesja ime, por si një guvernatorë dhe shefe e një agjencie private”, – tha gjatë fjalës së tij Presidenti i nderit i ‘Vatrës’ në SHBA, Agim Rexha.

Sali Berisha fatin e tij politik e ka lidhur me zhvillimet në kampin e republikanëve në SHBA, duke shpresuar se në vitin 2024 do të vijë në pushtet sërish Donald Trump, duke u rizgjedhur si president i SHBA-ve.

Java e ardhshme duket si vendimtare për demokratët, por edhe për vetë Sali Berishën. Kjo për faktin se më 9 dhjetor Tiranën pritet ta vizitojë i dërguari i presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pikërisht dy ditë përpara Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha dhe mbështetësit e tij, zyrtar i lartë i DASH, pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Takimi me kryedemokratin shihet si një mesazh i fortë i SHBA-ve pro linjës zyrtare të PD-së.

Ndërsa ende nuk është zbuluar nëse Escobar do të flasë apo jo për ato zyrtarë të korruptuar që janë shpallur non-grata, ku cilësohen edhe si destabilizues për Ballkanin. Zhvillimet në PD shihen si të lidhura dhe vizitën e pritshme të Escobar me mesazhet që do të lëshojë në adresë të klasës politike shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.