Berisha: SHBA-të tentuan të emërojnë Presidentin e Republikës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar gjithçka lidhur me akuzat e ngritura nga DASH për korrupsionin dhe ndalimin e hyrjes në SHBA për të dhe familjarët e tij.

“Djali im ka marr 3 ose 4 muaj rrogë në një ndërmarrje publike dhe s’ka marrë kurrë më. Nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga sektori publik dhe as nga kompani të lidhura me sektorin publik”, tha Berisha.
Fevziu: A e ka përdorur pushtetin tuaj për ndonjë aferë të tij?
“Pushteti im shtrihet në sektorin publik. Nuk ka fituar asnjë qindarkë nga sektori publik dhe as nga përfituesit e sektorit publik”, tha ish-kryeministri.
Fevziu: A kishte lidhje me Gërdecin?
“Aq sa ke dhe ti. Janë të gjitha trillime, të faktuara me çdo gjë. Kurrë s’ka pat”, tha ai.
Berisha, nënvizoi me forcë se asnjëri nga familjarët e tij, nuk ka përfituar kurrë; asnjë qindarkë nga shërbimet publike.
Sipas tij, bashkëshortja Liri, ka punuar dhe është vlerësuar me çmime të larta të autizmit, ndërsa djali Shkëlzeni nuk ka pasur kurrë lidhje me Gërdecin.
“Bashkëshortja ime ka 15 vite që punon pa pushim, duke ngritur një shërbim ekselent të autizmit në Shqipëri. I ke përmendur tjetrin gruan, duhet të kesh ca baza, kur e përmend. Është e nderuar me çmime të larta të autizmit, të grave demokrate, të Kongresit Amerikan, të organizatave të Mishel Obama.
Djali im ka marrë rrogë në fillim dhe nuk ka marrë kurrë më asnjë rrogë. Nuk ka përfituar qoftë edhe një qindarkë nga sektori publik apo kompani të lidhura me sektorin publik. Pushteti im si kryeministër shtrihet në sektorin publik. Ai nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga sektori publik, por as nga përfituesit e sektorit publik. Aq sa ke ti lidhje me Gërdecin, aq ka dhe djali im. Kurrë nuk ka pasur, janë vetëm trillime.
Vajza ime kur është kthyer nga Kosova ka bërë bilancin. Ata kanë punuar 7 vite në Kosovë, në pozicion të mirë, me burrin e vet, dhe të ardhurat arrinin në 1 milion e 400 mijë dollarë. Kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer me 1 milion, të certifikuara nga OKB”, tha ish-kryeministri Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shoreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tentuar të ndikojnë në zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Berisha tha se s’mund të pranojë kurrë që Shqipëria të jetë një vend me Guvernator.
“Nuk mund ta pranoj kurrë unë një gjë të tillë, Shqipëria nuk është shteti i 51 i SHBA-ve”, theksoi ish-kryeministri.
Sipas tij, një gjë të tillë nuk e pranojnë as SHBA-të, edhe nëse të gjithë shqiptarët do të ishin dakord.
Berisha tha nëse do të ishte kështu, Shqipëria duhet të ecë me këmbët e veta, jo duke i caktuar dikush Presidentin e Republikës.
Fevziu: Si me caktu Presidentin?
Berisha: Me emëru Presidentin
Fevziu: Presidentin e Shqipërisë?
Berisha: Të Shqipërisë, po kujt tjetër
Fevziu: Nuk besoj se Ilir Metën e kanë përcaktuar amerikanët?
Berisha: Metën jo, por a nuk u bë një përpjekje e madhe për Sandër Lleshin? Nëse do të ecim në këtë mënyrë, Shqipëria duhet të ecë me këmbët e veta.
Berisha përmendi një ngjarje gjatë në periudhën kur ai ishte President i Shqipërisë.
Berisha thotë se gjatë kohës kur republikanët kanë qenë në pushtet në SHBA nuk ka pasur kurrë probleme.
Berisha: Akuza më e rëndë ndaj meje dhe qeverisë time është se qeveria ime kishte penguar luftën kundër terrorizmit dhe se e kisha ndihmuar atë. Në këtë deklaratë kishte një poshtërsi të pafundshme. Në vitet 1993-1994, janë bërë operacion kundër terrorizmit ndër më të përsosurit në Evropë. Për këtë operacion shkruan gazetat e mëdha. Ishte një ekip shqiptarë që punonin me oficerë të agjencisë. Iku ky operacion. Ndërroi pushteti erdhën këta. I morën dhe i nxorën nga shërbimi mbajtën vetëm njërin. Kur del dhe bën deklaratën se ka ndodhur kjo, kjo. Erdhi një drejtor i rëndësishëm i Departamentit se kjo është një pabesi që u ishte bërë atyre njerëzve që ishin ushtarët tuaj. Ne nuk kishim të dhëna. I fola shumë rëndë. Pas tre javësh del një artikull tjetër dhe përhapet në gazetat e Evropës dhe botës dhe ishte e kundërt e asaj. Ai tha se e kam bërë me udhëzim të shërbimeve. Ti zotëri i thashë përfaqëson Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Kisha takuar zv/drejtorin e CIA, Xhorxh Tenedit. Tha se ishte kjo sekretarja këtu, të ikë. Jo i thashë. Këtu jemi dy shqiptarë. Ai u nxi sepse tërë jetën kishte deklaruar se ishte grek. Shkoj në Gjermani dhe një mik shumë i mirë që kisha më çon te Sekretari i Shtetit, i cili ngurtësohet. I thashë urdhëro! Isha në opozitë. A mund të ma shpjegosh këtë punën e qeverisë tuaj me terrorizimin? I thashë po dhe i nxjerr nga çanta një shkrim. Tani çfarë ndodh? Absolutisht si terrorizmi.
Fevziu: Këtu nuk është një shkrim.
Berisha: Gjatë viteve kur republikanët kanë qenë në pushtet, nuk kam pasur kurrë probleme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



