Berisha: Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo bashkëqeverisje
Në konferencën e jashtëzakonshme që në lidhje me vendimin e Departamenti Amerikan i Shtetit, ish-kryeministri Berisha foli edhe për zëra për bashkëqeverisjes midis PD dhe PS, duke e cilësuar si një fatalitet për vendin.
‘Se cilat janë fantazitë apo projektet e të tjerëve, unë nuk e di. Unë shpreha këtu konsideratën time dhe ju informova për hapat që do të ndërrmarrë. Një bashkëqeverisje do ishte një fatalitet për Shqipërinë dhe do ishte një fatalitet. ‘
Ish-kryeministri Berisha u ndal edhe te qëndrimi i kreut te PD, Lulzim Basha dhe PD në lidhje mbi vendimin e DASH.
‘Z Basha ka shprehur qëndrimin e tij. Unë mendoj se Parti Demokratike do shprehej. Dhe ai shprehu mendimin e PD. Unë jam pjesë e PD dhe atij grupi parlamentar.’
Po kështu Berisha komentoi edhe deklaratën e Mathew Palmer dhe nëse do të ketë edhe ndaj tij një padi si ndaj sekretarit Antony Blinken.
‘Do ta shqyrtoj qëndrimin e tij por në një aspekt z,Palmer ka bërë thjesht një deklaratë. Ai është një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit që ka mbrojtur deklaratën e DASH. Në këtë konktekt do ta studioj edhe deklaratën e tij.’
Berisha komentoi shkurtimisht edhe heshtjen e Presidentit Meta.
‘Unë mendoj që është fare normale. S’ka asnjë lloj shkaku pse të prononcohet. Unë prononcohem vetë.’
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



