E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha-shqiptarëve: Të rrëzojmë narkoshtetin e Ramës! Kapi edhe Presidencën me zgjedhjen e Begajt
Lajme

Berisha-shqiptarëve: Të rrëzojmë narkoshtetin e Ramës! Kapi edhe Presidencën me zgjedhjen e Begajt

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se me zgjedhjen e Bajram Begajt si President nga Edi Rama, s’do të ketë më asnjë balancë midis pushteteve.

Teksa e quan situatën aktuale më dramatike se kurrë, Berisha tha se zgjidhja është shembja e sistemit të kalbur monist që drejtohet nga Edi Rama.

Kreu i PD i bëri thirrje shqiptarëve në emigracion, diasporë dhe vende të lira që të angazhohen për të shpëtuar dheun e tyre nga narkoshteti i Edi Ramës.

“Me zgjedhjen e presidentit u zhduk gjurma e fundit e balancës midis pushteteve. Natyrisht kjo nuk erdhi brenda një dite, monizmin në shqipëri Rama e rivendosi për mentalitetin e etërve të tij, për vendosjen e monizmit përdori terrorin e dhunën shtetërore, bandat, krimin dhe drogën. Bleu votat e njerëzve dhe largoi mbi gjysmë milioni shqiptarë nga vendi.”-tha Berisha.

Berisha tha se qeveria e ka fshehur marrëveshjen për arsye se 6 ministra dhe shumë deputetë rrezikojnë të ekstradohen në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg.

“Së pari, denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Benelux-it. Dhe këtë nuk e bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë socialistë janë kandidatë për ekstradime”, u shpreh Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.