Berisha: Shtëpia jonë do të pastrohet! Kreu i qeverisë aktuale, një Escobar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë, deklaroi prerazi se projekti i Ballkanit të Hapur do të marrë fund, duke e cilësuar atë si një dëm ekonomik për shqiptarët.
“Ballkani i Hapur stop. Do të hidhet në kosh! Argati i Vuçiçit do të përgjigjet për krimin ekonomik që ka kryer ndaj shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
Ai gjithashtu theksoi se një nga shtyllat kryesore të programit të tij është “pastrimi i shtëpisë”, duke nënkuptuar largimin e korrupsionit dhe të gjithë atyre që kanë abuzuar me pushtetin.
“Shtëpia jonë do të pastrohet! Po si mund të hyjë Zoti në një shtëpi të ndotur? Librat e shenjtë thonë se duhet pastruar më parë. Por sot, shtëpinë e kanë në dorë hajdutët më të mëdhenj të kohërave. Kryeministri aktual nuk është gjë tjetër veçse një ‘Toto Rino’, një Escobar”, tha Berisha, duke e krahasuar Edi Ramën me figura të botës kriminale.
Në përfundim, ai i bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen për të sjellë ndryshimin, duke premtuar një Shqipëri të drejtë dhe të lirë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë, prezantoi vizionin e tij për “Shqipërinë Madhështore”, duke premtuar masa urgjente për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.
“LaCivita e ka deklaruar qartë: ai ka ardhur për të mbështetur projektin tonë për Shqipërinë Madhështore! Programi ynë është gati dhe do të nisë me një paketë emergjence që do të nxjerrë çdo shqiptar nga varfëria ekstreme brenda tre muajve”, tha Berisha.
Ai nënvizoi se çdo shqiptar që rikthehet në vend do të përfitojë nga 5 vite pa asnjë taksë dhe stimuj të tjerë për nxitjen e investimeve.
“Shqipëria e shpresës do të jetë realitet! Do të ndërtojmë një ekonomi prodhuese ku markat shqiptare do të mbushin dyqanet dhe do të vërshojnë në tregjet ndërkombëtare”, shtoi ai, duke premtuar mbështetje të madhe për sipërmarrjen dhe prodhimin vendas.
Në fund, Berisha ftoi shqiptarët të bëhen pjesë e këtij ndryshimi: “Do të bëhet gjithçka nën moton: ekonomi, ekonomi, ekonomi! Shqipëria Madhështore do të jetë krenaria jonë, një vend i fuqishëm dhe i begatë”.
“Shqipëria e shpresës realizohet në 3 muaj! Një paketë emergjence që nxjerr cdo shqiptar jashtë varfërisë ekstreme. Çdo shqiptar që do të kthehet në Shqipëri do të jetë 5 vite pa asnjë taksë dhe do të ketë stimuj të tjerë për nxitjen e investimeve në vend. Shqipëria madhështore do të jetë Shqipëria e krenarisë sonë. Shqipëria madhështore do të jetë Made in Albania! Mendoni për një moment, fshatrat nga ku keni ardhur, pasuritë përrallore që ka vendi, nuk i ka vend tjetër në aq territor në Evropë dhe në Botë! Do të bëhet gjithçka nën moton, ekonomia ekonomia ekonomia! Shqipëri prodhuese, markat shqiptare do mbushin dyqanet, do vërshojnë”, u shpreh ai.
Askush nuk do e besonte po t’ua thosha 3 muaj më parë”, Berisha: Mbështetja ndërkombëtare për opozitën po rritet! Kryestrategu i Trump në krah të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano, denoncoi qeverisjen aktuale, duke e cilësuar atë si një regjim që grabit pasuritë e shqiptarëve dhe burgos kundërshtarët politikë.
“Ju jetoni në një vend të lirë dhe e dini se nuk ndodh që kundërshtarët politikë të burgosen për të vjedhur mandatet. Nuk ndërtohen rrugë dhe shkolla me 10-fishin e çmimit për të grabitur qytetarët. Nuk pasurohet një grusht hajdutësh në krye të shtetit dhe qeverisë me pasuritë e popullit”, tha Berisha.
Ai theksoi se mbështetja ndërkombëtare për opozitën po rritet, duke përmendur se strategu kryesor i rikthimit të Donald Trump është tashmë pjesë e fushatës së PD.
“Kush do ta besonte nëse do ta thosha disa muaj më parë se për të drejtuar fushatën tonë ka ardhur kryestrategu i planetit? Apo se qindra parti të qendrës së djathtë, në tre rezoluta, do të dënonin regjimin e Edi Ramës dhe narkodiktaturën?”, deklaroi ai.
Berisha u bëri thirrje emigrantëve të angazhohen dhe të kontribuojnë për ndryshimin politik në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e votës për të rrëzuar qeverinë aktuale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



