E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha sot feston 80-vjetorin e lindjes dedikimi i dhëndrit  Jamarbër Malltezi: Legjendë e gjallë, hero i demokracisë
Lajme

Berisha sot feston 80-vjetorin e lindjes dedikimi i dhëndrit Jamarbër Malltezi: Legjendë e gjallë, hero i demokracisë

Sot, kreu i PD-së, Sali Berisha festoon 80-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për liderin e opozitës, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi i ka përcjellë urimin e tij.

Malltezi e ka quajtur Berishën legjendë e gjallë dhe hero të demokracisë.

“Gëzuar 80-vjetorin Prof. Berisha!

Legjendë e gjallë, enciklopedi shëtitëse, hero i demokracisë dhe burrështetas me bilancin më pozitiv për Shqipërinë. Meriton mirënjohjen e gjithëve jo vetëm për rolin e madh në 1990 që foli e shkruajti kur të tjerët nuk guxuan, që nxiti proceset demokratike, hapi Shqipërinë me perëndimin, krijoi tregun e lirë, mundësoi Shqipërinë në NATO, lëvizjen e lirë në Evropë e me rol të pazëvendësueshëm për pavarësinë e Kosovës.

Fati e solli që dhe në këtë moshë të na mësojë se:

1. Të drejtat fitohen e nuk dhurohen.

2. Lufta për demokraci nuk mbaron kurrë.

3. Për dinjitetin luftohet me çdo cmim

4. Opozita është vlerë dhe nuk lejoi shuarjen e opozitës por me përballje riktheu pluralizmin

5. Kur lufton për të drejtën, ia vlen çdo përballje

6. Shkollë demokracie duke ulur tensionet dhe punuar bashkë edhe me demokratët me të cilët dukej e pamundur

7. Kur ke të vërtetën me vete përballesh me çdo sfidë e çdo skuthllëk.

Zoti është me durimtarët. Mirënjohje dhe vlerësim pafund për gjithë kontributin e z. Berisha”, shkruan Malltezi./ CNA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.