E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha sulmon Enkeled Alibeajn: Doni të merrni peng persona këtu që duhet të votojnë për rrogën e bashkëshortes
Lajme

Berisha sulmon Enkeled Alibeajn: Doni të merrni peng persona këtu që duhet të votojnë për rrogën e bashkëshortes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar deputetin demokrat, Enkeled Alibeaj, në Kuvend duke u shprehur se ai po bën pazare me mazhorancën.

“Doni të merrni peng persona këtu që duhet të votojnë për rrogën e bashkëshortes”, u shpreh Berisha në foltoren e Kuvendit, pasi PS rrëzoi kërkesën për ndryshimin e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Sali Berisha: “Në qëndrimet që mbani ka hipokrizi. Pse doni ti ndani momentet, të miratojmë shtytjen, ndryshimin e përbërjes, nëse jeni të interesuar për një frymë. Por ju doni të merrni peng persona këtu që duhet të votojnë për rrogën e bashkëshortes, sepse janë votimi për rrogat e gjyqtarëve, E mbani peng derisa të votojë, hiqni dorë nga këto gjëra. S’ka ndodhur asnjëherë që njëra palë ti caktojë palës tjetër përbërësit.

Miratohet përbërja e njërës palë. E keni me sistem pengmarrje, doni të mbani peng. Sa të votohen dy çështjet, nesër mblidhet Komisioni. Sa të kemi siguruar njëherë votën për Gjykatën, ju jeni në pazare këtu.

Kalojini të dyja sot dhe kaq merr fund, çfarë pune ka opozita me kandidaturat tuaja. Apo po përpiqeni të bëni gjithçka me akte armiqësore ndaj opozitës së vërtetë dhe të konsolidoni këtu një pseudoopozitë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.