E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha tek familjet në Obot të Shkodrës:Berisha tek familjet në Obot të Shkodrës: KESH-in e kthyen në ndërmarrje private!
Publik News

Berisha tek familjet në Obot të Shkodrës:Berisha tek familjet në Obot të Shkodrës: KESH-in e kthyen në ndërmarrje private!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka hapur fshehtas tunelin e Komanit dhe portën e Zadejës, që sipas tij, sollën dhe përmbytjet në zonën e Shkodrës.

Berisha gjatë vizitës së tij në familjet e përmbytura në Obot të Shkodrës deklaroi se qeveria e bëri fshehtas, pasi ligji detyron KESH-in që të dëmshpërblejë të gjitha familjet.

Kryetari i PD-së tha se do të dorëzojë në Kuvend një nismë ligjore që detyron me ligj KESH-in të krijojë fondin e përmbytjeve dhe të mos preket në asnjë rast përveçse fatkeqësive të tilla.

Berisha: Hapin fshehtas tunelin e Komanit, hapin portën e Zadejës dhe vjen pastaj përmbytja me shpejtësi të rrufeshme. Njerëzit kanë qenë jashtë dhe nuk kanë hyrë dot në shtëpi. Ky nuk njeh asnjë ligj. Ligji detyron KESH-in të dëmshpërblejë çdo dëmshpërblim që bën. Ne do të marrim menjëherë nismën për të detyruar me ligj KESH-in të krijojë fondin e përmbytjeve. Të mos ndikohet nga funksionimi i tij, por ai fond të ruhet vetëm me rastin e përmbytjeve. Ligji detyron atë që përmbyut, të dëmshpërblejë. Këta e kanë shndërruar KESH-in në një ndërmarrje private.

Kanë prodhuar 9 terravat energji në 2021. Kjo është 2 terravat më shumë se sa konsumi në vit. Këta me eksporte bëjnë një bixhoz me shitjet dhe blerjet e energjisë. Ndajnë dhjetra miluionë në kompanitë offshore. Kanë 10 vjet që nuk dëmshpërblejnë. Prej tyre, gjysma e ushtarëve të Shërbimit kanë dhënë dorëheqjen. Nuk i lanë sepse kanë kontratën. Japin dorëheqjen se i mbajnë me rroga minimale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.