E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha thirri protestë më 8 janar, Basha: Hera e parë që një ‘non grata’ thërret protestë kundër partisë së tij
Lajme

Berisha thirri protestë më 8 janar, Basha: Hera e parë që një ‘non grata’ thërret protestë kundër partisë së tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme mbi protestën e thirrur nga Sali Berisha më 8 janar para selisë blu.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, Basha shkruan se është hera e parë një politikan i shpallur non grata nga SHBA thërret protestë kundër partisë së tij

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij, Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, shkruan Basha.

Kujtojmë se më datë 8 Janar ora 12:00 ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protest para selisë së Partisë Demokratike për largimin nga zyra të Lulzim Bashës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.