E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha thirrje Fondit Shqiptaro-Amerikan – Hiqni dorë nga Butrinti e dimë që doni të ndërtoni vilat tuaja
Lajme

Berisha thirrje Fondit Shqiptaro-Amerikan – Hiqni dorë nga Butrinti e dimë që doni të ndërtoni vilat tuaja

Butrinti dhe çështja e tij vazhdon të jetë po e njëjtë të zotohet nga kthetra të huaja duke e bërë trashigiminë tonë kulturore pjellë e skllavërisë së përfitimit. Në radhët e mbrojtje të Butrintiv u vu edhe kryedemokrati Sali Berisha. Ai u zotua se do rishikojë ligjin për trashëgiminë kulturore dhe se Teatri Kombëtar do ndërtohet siç ishte.

Trashëgimia kulturore, zhdukja e identitetit dhe rreziku që i kanoset kësaj trashëgimie, ishin në qendër të bashkëbisedimit, që kryetari i PD, Sali berisha, zhvilloi me gazetarë dhe ekspertë të fushës. Ndërsa qeveria ka miratuar ligjin për menaxhimin e Butrintit, lideri i demokratëve e denoncoi si një afere korruptive të kryeministrit Rama, me qëllimin për të ndërtuar në këtë zonë një kompleks vilash.

Berisha i bëri thirrje Fondit Shqiptaro-Amerikan të heqë dorë nga projekti për menaxhimin e Butrintit. Ish-kryeministri foli edhe për transformimin që ka pësuar kryeqytetit, duke akuzuar kryeministrin se ka shkatërruar identitetin e Tiranës, përmes aferave korruptive. Berisha paralajmëroi se do të shqyrtohet ligji për trashëgiminë kulturore dhe premtoi rindërtimin e Teatrit Kombëtar, siç ka qenë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.