E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha thirrje Kongresit amerikan: Nisni një hetim për korrupsionin e Yuri Kim!
Lajme

Berisha thirrje Kongresit amerikan: Nisni një hetim për korrupsionin e Yuri Kim!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan të nisë një hetim në lidhje me ish ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

Në një konferencë, ndërsa u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmet se Yuri Kim është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit, Berisha u shpreh se nuk ka një informacion të sigurt në lidhje me këtë çështje.

“Nuk kam asnjë lajm të sigurt, përveç lajmeve që janë botuar, se ajo është shkarkuar ose jo. Ajo çfarë unë them, ajo në deklaratat e mia ka qenë diplomate e korruptuar dhe unë kam ftuar FBI-në, kam ftuar Kongresin të hetojnë për korrupsionin e saj dhe ato informacione që unë disponoj, jam i gatshëm të ua vë në dispozicion”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.