Berisha thirrje për protesta: Me të madh e të vogël të mblidhemi në Tiranë për rrëzimin e kësaj qeverie!
“E nise me kontrabandë ikonash dhe vijove me vaksinat
Ish-kryeministri Sali Berisha bëri sot nga Vau i Dejës thirrje për protesta masive në Tiranë. Berisha deklaroi se do të vijë momenti kur të gjithë do të mblidhen në Tiranë për të larguar Edi Ramën ndërsa shtoi se PD do i japë përgjigje të gjithë problemeve të tyre.
“Këta të thërrasin vetëm për presion. Ata që kanë vjedhur qindra milionë me aferat më kriminale. Edi Rama është në hetim ndërkombëtar. Janë një seri çështjesh. Dhe ai tallet me fatet e shqiptarëve, me fatet e të rinjve tanë.
Do vijë momenti me të madh e të vogël, nga 7 deri në 70 të gjithë në Tiranë për rrëzimin e tij. Zotohem para jush se të gjitha problemet që ngritën në këtë takim do të marrin përgjigjen nga programi i PD. Fillimisht duhet të largojmë këtë të keqe të madhe që i ka rënë Shqipërisë dhe shqiptarëve që e ka emrin Edi Rama”, deklaroi Berisha.
Ai u shpreh se duhet bërë çdo gjë që Shqipëria të shpëtojë nga ky rrezik i madh. Ai nënvizoi se duhet një kombinim i takimeve të përditshme mes demokratëve, por theksoi se protestat janë ato që do e gjunjëzojnë këtë regjim.
“Ta garantojmë që kauza jonë, do jetë dhe kauza e tij. Nuk kemi qëllim tjetër më madhor se sa dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Duhet të bëjmë gjithçka së bashku për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh, nga Edi Rama dhe qeveria e tij.
Duhet të kombinojmë takimet tona të përditshme. Secili prej jush, kohën e lirë që ka duhet t’ia përkushtojë bisedës me qytetarët. Por protestat do të jenë ato që do e gjunjëzojnë këtë regjim. Do ta bëjmë të dridhet regjimi i tij. Regjim që e ka pushtetin në dorë më shumë se sa Ramiz Alia. Kontrollon Parlamentin, drejtësinë, policinë, shërbimin e fshehtë, Presidencën, çdo institucion. Ky ka pushtet aq sa kishte Enver Hoxha në kohën e tij”,deklaroi ai.
Berisha u shpreh se Rama e ka nisur karrierën e tij me kontrabandë ikonash dhe më pas vijoi me vaksinat.
Berisha: Shqiptarët presin nga ne demokratët, shpëtimin e Shqipërisë nga kjo rrokullisje e madhe. Për këtë qëllim ne kemi dy “armë” kryesore. Së pari, duhet të angazhohemi në një dialog, në një bisedim me çdo njeri që mendon diçka më ndryshe se ne. Me çdo njeri që nuk ka besim të plotë në rrugën që ndjekin. Me çdo njeri që është zhytur në dëshpërim dhe ta ftoj të bashkohet me ne. Ta garantojmë që kauza jonë, do jetë dhe kauza e tij. Nuk kemi qëllim tjetër më madhor se sa dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Duhet të bëjmë gjithçka sëbashku për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh, nga Edi Rama dhe qeveria e tij.
Duhet të kombinojmë takimet tona të përditshme. Secili prej jush, kohën e lirë që ka duhet t’ia përkushtojë bisedës me qytetarët. Por protestat do të jenë ato që do e gjunjëzojnë këtë regjim. Do ta bëjmë të dridhet regjimi i tij. Regjim që e ka pushtetin në dorë më shumë se sa Ramiz Alia. Kontrollon Parlamentin, drejtësinë, policinë, shërbimin e fshehtë, Presidencën, çdo institucion. Ky ka pushtet aq sa kishte Enver Hoxha në kohën e tij.
Ka shndërruar Shqipërinë në një vend, të rinjtë e të cilit besojnë se Shqipëria nuk bëhet. Detyrimi ynë bëhet më i madh. T’i tregojmë vendin i cili mburret se bën kontrabandë, që çdo ditë kalon nga një skandal në tjetrën. Në Itali thoshte me mburrje se ka bërë kontrabandë vaksinash. Kontrabanda është krim, në Itali, Shqipëri. E ke nisur jetën me kontrabandë ikonash, e vazhdove me kontrabandë vaksinash. Nëse Italia na i dha dhuratë vaksinat, pse ia shite shqiptarëve sa “frëngu pulën”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



