Berisha thirrje qytetarëve: Sot merrni Tiranën në duart tuaja
Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë për mediat u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e ditës së sotme që do të mbahet në orën 17:00. Berisha u shpreh se sot Tirana është në duart e qytetarëve.
“Sot është dita e një revolte, e mosbindjes civile, të PD-së dhe opozitës, në emër të mbi 1.1 milion shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria nga ky regjim për shkak të varfërisë dhe privimit të lirive.
Është revolta në emër të 800 mijë pensionistëve, që u trajtuan nga kjo qeveri në mënyrën më çnjerëzore.
Pensionistët e Shqipërisë sot marrin një pension të barabartë me 1 qen shtëpie në Gjermani, që paguhet 130 euro.
Është protesta në emër të qindra mijëra të rinjve, të cilët kanë si alternativë të vetme largimin nga Shqipëria.
Është protesta në emër të qindra mijëra fermerëve, të cilët janë fermerët më të diskriminuar të Europës, më të pambështetur, për të cilët në buxhetin e shtetit, ndonëse japin 20 përqind të prodhimit të brendshëm, ndonëse përbëjnë rreth 40 përqind të popullatës, janë parashikuar gjithsej 44 milionë euro.
Është revolta e mbarë shqiptarëve që duan të jetojnë në Shqipëri. Që duan të ndërtojnë jetën, mirëqenien dhe të ardhmen në këtë vend ku plaçkiten nga një grup hajdutësh që nuk i kanë pasur kurrë në historinë e vendit.
Kjo protestë, kjo revoltë zhvillohet edhe në shenjën e sakrificës që demokratët janë të vendosur të bëjnë në emër të shqiptarëve në këto prag festash.
Ndaj ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë sot në ora 5, marshim në Tiranë, Tirana në duart e qytetarëve.”, tha ndër të tjera Berisha.
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kudnërshtuar sërish vendimin e qeverisë për mbylljen e Tik Tok-ut.
Sipas Berishës Edi Rama vendosi të dënojë me “vdekje” Tik-Tok-un.
“Çdo censor, i çdo natyre qoftë, ai është një xhelat i fjalës së lirë.
Edi Rama, njëlloj sikundër i ati, vari në vitin 1988, poetin disident Havzi Nela për vargjet e tij, Edi Rama vendosi të dënojë me vdekje TikTokun.
Dhe narkodiktatori shpalli këtë vendim se e bazonte në 1300 konsultime, lexoni 1300 mashtrime, në takime me 63 mijë prindër, lexoni me 63 mijë trillime.
U rikthye tek metodat më banale të etërve të tij, Enver Hoxha dhe Kristaq Rama, përdori pretekste absurde pa asnjë lidhje me vrasjen e të ndjerit Martin Cani në shkollën Fan Noli.
Kërkon pra me çdo kusht të gjejë argumente për të mbyllur këtë rrjet, këtë platformë, e cila ka meritën e veçantë, njëlloj si Tëitter, pasi u ble nga Elon Musk, të mos aplikojë censurën.
TikTok është një platformë, e cila nuk prodhon rrugaçëri siç pretendon Edi Rama.
Rrugaçëria në TikTok penetrohet nga të tjerë që i indukton Edi Rama me sjelljet e tij të kryebullistit të vendit.
Në qoftë se bullizmi është një fenomen problematik dhe i dënueshëm, kryebullisti dhe kryemizogeni i vendit është Edi Rama.
Por informoj se ky akt prej xhelati të fjalës së lirë, sikur të ishte i biri i Sadam Hyseinit apo vëlla i Asadit, ka një arsye strikt karrigen dhe pushtetin e tij.
Sepse në qoftë se manipulon gjerësisht mediat, manipulon gjerësisht sondazhet dhe pollet, nuk manipulon dot TikTokun dhe rrjetet e tjera sociale.
Ndaj dhe ai ka shprehur në mbledhjet e brendshme shqetësimin e madh për dominimin e opozitës në këto rrjet.
Tani unë u sjell ju këtu të dhënat e fundit mbi raportet e PD dhe partisë së krimit me TikTokun.
Sipas një kompanie shumë serioze të studimit. PD dominon në mënyrë dërrmuese në audiencë, por edhe në postime sepse këtu nuk mund të censurohet.
Ja ku e keni.
Është pikërisht ky shkaku, tmerri nga suksesi, nga pëlqyeshmëria e lartë publike e opozitës në TikTok dhe mediat sociale, e cila përmbys të gjithë piramidën e mashtrimit të tij të bazuar në mediat konvencionale dhe pollet e përditshme që bën”, tha Berisha .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



