E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha thotë se Rama po u jep goditjen e mëshirës fermerëve: Fondet shkojnë në sektorët ku vidhen më shumë
Lajme

Berisha thotë se Rama po u jep goditjen e mëshirës fermerëve: Fondet shkojnë në sektorët ku vidhen më shumë

Kryetari i PD,  Sali Berisha ka deklaruar se për fermerët shqiptarë qeveria  aktuale ka një qëndrim armiqësor.

“Dhe kjo me qëllimin e vetëm që fermerët shqiptarë të largohen nga Shqipëria, të braktisin këtë tokë që është ndër më pjelloret”, tha Berisha.

Berisha: Edhe në këto 40 milionë euro, sipas llogaritjeve, 55-60 për qind merren përsëri nga administrata dhe 40 për qind e tyre u mbeten pra rreth 18 milionë mbeten për fermerët.

Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj tyre.

Të mos harrojmë se ky fermer blen inputet me çmimet më të shtrenjta.

Se mbi këtë fermer rëndojnë taksat armiqësore, TVSH zero në blerje dhe 20 në shitje.

Mbi këtë fermer rëndon mungesa e plotë e informacioneve për orientimet e tregut.

Mungon këshilla e domosdoshme për ta.

Kjo ka sjellë një rënie katastrofale të prodhimit blegtoral dhe bujqësor në Shqipëri.

Në një hark kohor 4-5 vjeçar, gjedhet kanë rënë mbi 50 përqind të numrit të kokëve. Po kështu të imëtat.

Në vend që buxheti të synonte shënimin e kthesës, përkundrazi i jep një goditje mëshire këtij sektori që jep 20 përqind të prodhimit të brendshëm të vendit.

Dhe kjo me qëllimin e vetëm që fermerët shqiptarë të largohen nga Shqipëria, të braktisin këtë tokë që është ndër më pjelloret.

Paratë përqendrohen që të gjitha në sektorë ku vjedh më shumë qeveria.

15 për qind e buxhetit është në duart e Lubi Ballukut, asistentes më kryesore në vjedhje të Edi Ramës, e cila u kujtoj edhe njëherë të dashur qytetarë, mos harroni se në praktikën e Edi Ramës që ndante lejen e ndërtimit për çdo shkallë pallati, Lubi Balluku ndan unazën e Tiranës që ka mbetur në 14 kontrata në mënyrë që të mjelë, vjelë 14 gjoba.

Vjedhëse të tillë nuk ka parë, por gjithçka është në arkën e përbashkët Rama-Balluku, siç i kanë pasur në bashki gjërat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.