BERISHA THYEN RREGULLIN E PD, FLET PËR MEDIAT, MESAZH RAMËS NË VLORË
Ndonëse, njoftimi zyrtar nga Partia Demokratike bëri me dije se sot nuk do ketë fjalime politikanësh, ish kryeministri Sali Berisha theu rregullin.
Duket se takimi i Ramës në Vlorë, bëri që Berisha të mos rrinte pa i thënë dy fjalë.
“Bën antimiting, na bën reklamë. Do ketë një kërkesë nga ajri të arrestohet Edi Rama. Këtu flet populli nuk flasin ne. Monarku absolut i Shqiperisë është ky popull”, tha Berisha për mediat.
Ndërkaq, ka nisur zyrtarisht protesta e lajmëruar nga opozita.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



