Berisha: Tom Doshi ia mbathi, u arratis sepse do arrestohej
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Kryetari i PSD-së, Tom Doshi, është arratisur pas një urdhri arresti të lëshuar nga SPAK. Berisha e cilëson Doshin si aleatin besnik të kryeministrit Rama dhe shpreh dyshime se ai u largua qëllimisht për të shmangur arrestimin.
Në një postim të tij, Berisha shkruan se qyteti “gumëzhiti” se Doshi kishte urdhër-arrest, por sot në mëngjes ai nuk është paraqitur në SPAK. Berisha ironizon situatën duke e quajtur Doshin “i larguar në drejtim të paditur” dhe përfundon: “Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”.
“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.
Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



