E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha tregon letrën që firmosi në SPAK: Kjo dështoi në SHBA, këtë fat do ketë edhe këtu
Publik News

Berisha tregon letrën që firmosi në SPAK: Kjo dështoi në SHBA, këtë fat do ketë edhe këtu

Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ka firmosur në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar se i ka lënë një shënim kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.

Në një deklaratë për mediat, kreu i demokratëve, Berisha e quan Altin Dumanin “kreun e organizatës kriminale që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë.

‘Pasi u paraqita, i lashë Altin Lalës, letrën që vijon: Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë të monstrës George Soros dhe kukullës së tij në Tiranë, Edi Rama. Kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do të ketë në Shqipëri. Firmosur Sali Berisha. Kjo është kopja.’, tha Berisha për mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.