E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha tregon PASURINË: Po të doja ndërtoja vilën më të bukur
Publik News

Berisha tregon PASURINË: Po të doja ndërtoja vilën më të bukur

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ka në pronësi vetëm 125 metra katrorë apartament.

I pyetur në “Euroneës Albania” për akuzat se është pronar i një vile në Gjirin e Lalzit, Berisha tha se vila është në pronësi të dhëndërit dhe kunatit të tij.

Ish-kryeministri tha se dhe ai do të kishte dëshirë të ishte pronar i në vile, dhe po të dëshironte, ndëtronte vilën më të bukur, por për ta bërë këtë do t’i duhej të merrte kredi.

“Të di një gjë çdo shqiptar, përveç se 125 metër katror apartament, nuk ka asnjë metër katror në tokë. Nëse më sheh në një ndërtesë apo një tjetër dhe thua është e imja. Po të kisha dashur unë, dhe absolutisht nuk është se s’dua vila, do kisha ndërtuar vilën më të bukur por do më duhej të merrja kredi, por nuk shkon kjo si kryetar i qeverisë apo opozitës. Ajo vilë është kryekëput, gjysma e dhëndërit dhe gjysma e kunatit, kunati im është biznesmen”, u shpre Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.