Berisha tregon se kush do jetë i pranishëm në protestë! Çfarë thotë për bashkëpunimin me Metën
Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Berisha deklaroi se pjesë e axhendës së protestave, do jetë parashtrimi i kauzave.
Për kryeministrin Edi Rama, Berisha tha se ai do të vendosë blindet përpara Kryeministrisë dhe do t’ia mbathë në një qytet tjetër.
Berisha: Do vijnë. Janë bërë diskutime dhe do vijnë. Unë di që kanë konfirmuar pjkesëmarrjen Agron Duka dhe nuk di nëse ka ndonjë që e ka refuzuar.
Pyetje: Cila do jetë axhenda?
Berisha: Parashtrimi i kauzave. Jo vetëm publikimi por edhe insistimi për të marrë parasysh këto kauza. Rama do vendosi blindet në kryeministri dhe do ia mbathë në ndonjë qytet tjetër. I them mos u merr me blindet.
Pyetje: Ka ndonjë skenar tjetër?
Berisha: Jo çdo gjë do thuhet tani. Do jetë një protestë e zgjatur. Do citoj Mehdi Malkaj, “ne do fitojmë nëse ndjekim rrugën e protestës për teatrin”. Opozita është e tëra tani.
Pyetje: Çfarë forme do ketë protesta?
Berisha: Do ketë forma të ndryshme.
Pyetje: Në Baku të Azerbajxhanit u rakordua ky front?
Berisha: Diskutimi ka qenë politik absolutisht. Do ketë një rakordim të plotë në frontin për shpëtimin e Shqiopërisë në këtë front, si me Ilir Metën dhe këdo tjetër.

Ai këshilloi Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn që të mos marrin pjesë në protestë, pasi siç sqaroi ai janë si zjarrfikës të protestave.
“Demokratët nxjerrin Berishën, ai ndjek Ramën. Basha dhe Alibeaj nuk i këshilloj të vijnë, janë si zjarrfikës të protestave. Këshilla nuk është kërcënim. Në këtë thirrje përveç 2-3 personave, të tjerët janë të ftuar të vijnë”, tha Berisha në Opinion.
Pjesë nga intervista
Gazetari: Çfarë do të ndodhë më 7 korrik?
Berisha: Populli shoqëria shqiptare zbret në histori
Gazetari: Mund të jetë në plazh
Berisha: Edhe në plazh do jetë, por një pjesë e madhe zbret në histori. Rrugë nuk ka, rruga bëhet duke ecur. Populli zbret në rrugë duke bërë rrugë.
Gazetari: Populli i PD apo populli shqiptar?
Berisha: Populli opozitar, por gradualisht mbarë populli shqiptar
Gazetari: Pse zgjidhet një ditë përvëluese
Berisha: Beteja nuk pret mot, kur të thërret do ti përgjigjesh. Ishte një thirrje e demokratëve, e grupeve të interesit.
Gazetari: E cilëve demokratë, të Bashës?
Berisha: Demokratët nxjerrin Berishën, ai ndjek Ramën. Basha dhe Alibeaj nuk i këshilloj të vijnë, janë si zjarrfikës të protestave. Këshilla nuk është kërcënim. Në këtë thirrje përveç 2-3 personave, të tjerët janë të ftuar të vijnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



