E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Treni i PD-së nuk ndalet! Me Metën ramë dakord për aksion të fuqishëm opozitar
Publik News

Berisha: Treni i PD-së nuk ndalet! Me Metën ramë dakord për aksion të fuqishëm opozitar

Rama u trajtua si vasal në Beograd, Ballkani i hapur është nismë antishqiptare në çdo aspekt

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se PD nuk ndalet në rrugën e saj.

“PD është e pandalshme në rrugën e objektivave të saj. Ajo natyrisht mbetet e hapur. Por besoj se treni i saj është absolutisht i pandalshëm. Gjatë një viti u bënë të gjitha përpjekjet për ta ndalur, por ai vetëm sa rriti. Kështu që nuk ndalet treni i PD-së,” tha Berisha.

Ai konfirmoi edhe një takim me kreun e PL, Ilir Meta.

“Jam takuar me zotin Meta. Nuk kemi fiksuar datë për protestë. Kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar për përballje me këtë regjim, që po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjet dhe plaçkitjet e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit.

E theksova dhe e theksoj sërish, zhvillimet e dy ditëve të fundit kanë qenë zhvillime që në një shtet normal të kujtojnë grushte të pjesshme të shtetit. 

Ti je kryeministër, por nuk mund të heqësh drejtorin e Policisë së Shtetit pa motive të forta dhe publike. E heq atë, vetëm për qëllime të mbrapshta, kur nuk tregon motivet.

Ti je kryeministër, por nuk mund të zëvendësosh drejtorin e SHISH pa shkarkuar drejtorin. Atë e kanë nisur në shkollë pa afat. Paska qenë i pashkolluar ky Helidoni. Ka muaj të tërë në SHBA.

Ti je kryeministër, por nuk mund të shkarkosh drejtorin e pastrimit të parave pa dhënë shpjegime. Në mungesë të shkaqeve të shkarkimit, çdo qytetar ka të drejtë të besojë se kanë qenë arsye personale. Sepse klani Rama është i përfolur në të gjithë aferat,” tha Berisha.

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama u trajtua si vasal në Beograd.

Sipas tij, nisma e Ballkanit të Hapur është antishqiptare në çdo aspekt.

“Nëse sheh protokollet, ai është trajtuar si vasal. Të themi atë që është. Kjo nuk duhet të bëjë përshtypje, se ai është vasal. Vuçiç nuk ka nevojë ta shprehte këtë.

Por ajo që dua të them, Ballkani i Hapur është në çdo aspekt, një nismë antishqiptare. Aleksandër Vuçiç, një serbomadh sa Millosheviçi, sa Xhorxheviçi, po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt.

Po e përdor për t’iu kundërvënë Nismës së Berlinit, për të vendosur hegjemoninë serbe në Ballkan dhe influencën ruse.

Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni, pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë.

Po e përdor për të dejonizuar politikisht Prishtinën, por kjo i dështoi. I dështoi sepse Perëndimi e ka të qartë se kufiri i tij në Ballkan është kufiri me Kosovën.

E përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër se kemi të bëjmë me dy shqiptarë, shqiptarci dhe albanci. Këta të fundit janë të mirë dhe në Shqipëri, kure shqiptarci janë të këqinj dhe janë në Kosovë. Kjo është përdorur me dekada nga Beogradi. Rama është bërë argument kryesor i kësaj dogme,” tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.