E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha uron  Novruzin: Urojmë që në të ardhmen të na gjejë pa narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit
Lajme

Berisha uron Novruzin: Urojmë që në të ardhmen të na gjejë pa narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët bektashinj dhe qytetarët për Ditën e Sulltan Novruzit, duke theksuar se kjo është një ditë besimi dhe shprese për të gjithë ata që besojnë në Zot.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Berisha ka theksuar rëndësinë e kësaj feste dhe ka bërë një thirrje për një të ardhme më të mirë.

„Le të urojmë që Sulltan Novruzi i ardhshëm të na gjejë më mirë, në paqe, harmoni dhe pa narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit!” ka përfunduar Berisha, duke shprehur dëshirën për një Shqipëri më të drejtë dhe të zhvilluar.

Postimi i kreut të PD, Sali Berisha:

Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit!

Të dashur miq,

Bektashinjve shqiptarë ju uroj nga zemra gëzuar këtë ditë të madhe dhe të bekuar, Sulltan Novruzin.

Kjo ditë, për bektashinjtë dhe për të gjithë besimtarët e Zotit, është një ditë besimi, mbarësie dhe shprese të pashuar! Është dita e lindjes dhe jetës, një moment për të reflektuar dhe për të shpresuar për një të ardhme më të mirë.

Le të urojmë që Sulltan Novruzi i ardhshëm të na gjejë më mirë, në paqe, harmoni dhe pa narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit! #s

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.