E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha vizitë në shtëpinë e Arjan Salës: Akti i Arjanit është epik!
Publik News

Berisha vizitë në shtëpinë e Arjan Salës: Akti i Arjanit është epik!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar ditën e sotme në familjen e Arjan Salës, ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e madhe.

Pas vizitës ai foli edhe për mediat, ku u shpreh se akti i Arjanit është epik, pasi zgjodhi të flijojë veten për të shëtuar ata që kishte në mbrojtje.

Berisha hodhi akuza për shërbimin e emergjencës në Shqipëri, për të cilin tha se është fiktiv dhe inekzistent.

“Shërbimi i emergjencës është fiktiv, pothuajse inekzistent i faktuar në të gjitha rastet e e fatkeqësive dhe e emergjencave.Kjo këtu nuk mund të ishte përjashtim. Është fatkeqësi e veçantë. Por kjo nuk e lehtëson. Akti i Arjanit është epik. Zgjodhi të flijojë veten për të shpëtuar ata që ky i kishte në mbrojtje, në siguri. Nuk ka akt më të madh njerëzor”, tha  ish-kryeminstri Sali Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.