E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha voton për kreun e PD-së: Gara në përputhje me Statutin
Lajme

Berisha voton për kreun e PD-së: Gara në përputhje me Statutin

“Shfaqet” Sali Berisha

PUBLIK.live /  E shtune, 22 Korrik 2017 Pasi qëndroi në heshtje gjatë gjithë kësaj kohë për garën brenda PD-së, Sali Berisha sot u shfaq teksa hodhi votën në selinë qendrore.
Por dalja publike e Berishës foli në favor të kryetarit të vetëngrirë Lulzim Basha pasi ai e quajti në përputhje me statutin garën e zhvilluar për kreun e ri.

“Në vlerësimin tim gara është zhvilluar në përputhje me statutin, pati një moment në fillimin e saj, një gabim të zotit Paloka dhe zotit Spaho, të cilët shpallën datën, por kjo u rregullua.

Procesi është zhvilluar në përputhje me statutin.

Kam pasur mirëkuptim të plotë për të gjitha kërkesat qoftë për largimin e kryetarit apo për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Nuk kam folur sepse kam dhënë dorëheqje pa rikthim nga partia

PD ka pësuar humbjen më të thellë në gjithë historinë e saj, por humbje fatale nuk ka, ndaj dhe ftoj çdo njeri që e do këtë parti të punojnë me përkushtim për një strategji të re.

Mund ti kërkoja edhe Bashës dorëheqjen, por kjo nuk është në Statutin e partisë sonë”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.