E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha “zbulon” arsyen pse kryeministri refuzon ngritjen e Komisionit Hetimor: Beqaj ka deklaruar se ‘nuk i kam marrë unë paratë, por Rama’
Lajme

Berisha “zbulon” arsyen pse kryeministri refuzon ngritjen e Komisionit Hetimor: Beqaj ka deklaruar se ‘nuk i kam marrë unë paratë, por Rama’

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Edi Rama refuzon të ngrihet Komisioni Hetimor Parlamentar për koncesionin e sterilizimit, pasi sipas tij, kreu i qeverisë qëndron pas kësaj afer.

Sipas Berishës, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka deklaruar se “nuk kam marrë unë para, i ka marrë Edi Rama”.

“Zëri kot nuk i dridhet, dhe sytë kot nuk i kërcejnë kur del para jush. Nuk pranon ai komision hetimor parlamentar për sterilizimin. Beqaj e ka deklaruar, nuk kam marrë unë para, i ka marrë Edi Rama, janë vjedhur. Ndaj Rama refuzon të drejtën e opozitës për të ngritur komision hetimor”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.