Berisha zbulon çfarë fshihet pas vendimit të Qeverisë për konfiskimin e kateve pa leje: Licencë për të gjithë trafikanët e drogës, që…
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot nga Shkodra aksionin e qeverisë për të konfiskuar katet dhe metrat e ndërtuara pa leje në gjithë vendin.
Për Berishën, ky aksion, “është licencë për të gjithë trafikanët e drogës të porosisin kate shtesë dhe t’i blejnë pasi të ndërtohen”.
Sali Berisha: Edi Rama ka filluar betejën me katet, kjo është licencë për të gjithë trafikanët e drogës të porosisin kate shtesë dhe t’i blejnë pasi të ndërtohen.
Trafikantët në tërësi shopingu i tyre më kryesor janë katet e pallateve, nuk blejnë apartamente, blejnë kate, lumenjtë e drogës blejnë katet dhe ky u hap rrugën për të blerë katet se nuk lahen dot ndryshe paratë.
Ky bën pasportën e artë nga ana tjetër, kriminelë e trafikantë me para të gjithë botës bashkohuni në Shqipëri, e bën amnistinë fiskale për të falimentuar qindra mijëra biznese të ndershme në Shkodër e Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



